Tre aktorët kanë qenë mbështetës të flaktë të tij vitet e fundit.
Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood-in “më të fortë se kurrë”, tha ai, duke njoftuar se po emëron Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”, qëllimi i të cilëve do të jetë kthimi i bizneseve të humbura nga “kompanitë e huaja”.
“Jam i nderuar të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë në një vend të madh, por shumë të trazuar, Hollywood, Kaliforni”, shkroi Donald Trump në Truth Social të enjten (16/1).
“Ata do të shërbejnë si të dërguarit e mi të posaçëm për të rikthyer Hollywood-in, që ka humbur shumë biznese jashtë shtetit gjatë katër viteve të fundit – më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë më parë.
Këta tre njerëz shumë të talentuar do të jenë sytë dhe veshët e mi dhe do të bëj çfarëdo që të sugjerojnë. Do të jetë, si për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Epoka e Artë edhe e Hollywood-it!”, ka shkruar Donald Trump.
Mel Gibson, Jon Voight dhe Sylvester Stallone kanë qenë mbështetës të flaktë të Trump viteve të fundit.
Sylvester Stallone prezantoi presidentin e zgjedhur në një gala në Mar-a-Lago në nëntor, duke e quajtur atë “Xhorxh Uashingtoni i dytë”. Kohët e fundit ai luajti në dramën Paramount+ “Tulsa King” dhe ishte bashkëshkrues dhe producent i filmit aksion të Jason Statham “Working Man”.
Mel Gibson ka shprehur mbështetjen e tij për Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024, në fakt, pasi u fut në listën e zezë për vite me radhë, pas komenteve antisemite. Ai u rikthye pasi kishte drejtuar filmin fitues të çmimit Oskar “Hacksaw Ridge”, në vitin 2016.
Jon Voight foli gjatë për admirimin e tij për Trump në një kopertinë të Variety, vitin e kaluar. Së fundmi ai u shfaq në filmin “Megalopolis” të Francis Ford Coppola dhe filmin biografik “Reagan”, ku luan personathin Dennis Quaid, si Presidentin Ronald Reagan.
Njoftimi i Trump vjen katër ditë para inaugurimit të tij në Uashington dhe ndërkohë që zjarret kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe ndërtesa në jug të Los Anxhelos. Shumë biznese po luftojnë për t’u rikuperuar dhe kostoja vlerësohet në rreth 250 miliardë dollarë.
Vlen të përmendim se arkat e brendshme të “H” në vitin 2024, ishin në rënie krahasuar me një vit më parë.