Skena horror me vizitorë në panik që kërcejnë nga dritaret gjatë natës për të shpëtuar veten.
Ka shkuar në 66 numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaja në provincën Bolu, të Turqisë veriperëndimore.
51 persona të tjerë janë plagosur, tha ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu.
Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit të së martës në restorantin e hotelit 11-katësh Grand Kartal.
Bolu Kartalkaya’da büyük otel yangını. Ölü ve yaralıların olduğu söyleniyor. İtfaiye ekipleri yangını söndürmek için seferberlik ilan etmiş durumda. pic.twitter.com/Lche5el3ww
— Gebze Yenigün Gazetesi (@gebzeyenigun41) January 21, 2025
Në të njëjtën kohë, guvernatori i Bolu, Abdulaziz Aydin shpjegoi se shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende dhe autoritetet po kryejnë një hetim.
Ai shtoi se zjarri ka filluar në katin ku ndodhet lokali.
Skena horror.
Skenat e tmerrit u shpalosën me vizitorët në panik që hidheshin nga dritaret gjatë natës për të shpëtuar veten.
Makinat e zjarrfikësve rrethuan ndërtesën e djegur, ndërsa shumë vizitorë u përpoqën të shpëtonin, duke lidhur çarçafë dhe duke u varur nga dritaret në përpjekje, për t’u larguar nga ndërtesa.