Trump i Drejtohet BE-së & Mesazhi për Takimin Davos: “Ose do ta Zhvendosni Prodhimin në SHBA ose do të Vendosen Tarifa”!

/

“Është koha për t’i dhënë fund luftës për Ukrainën. SHBA do të bëhet përsëri një superfuqi!”

“SHBA-të do të bëhen sërish superfuqi”, theksoi presidenti amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa vendosi tonin për politikën që do të ndjekë për ekonominë, e cila do të jetë një ekonomi prodhuese me “thonjtë” direkt për BE-në.

Presidenti amerikan u tregua edhe një herë veçanërisht kaustik ndaj Bashkimit Europian dhe “praktikave të pakuptueshme” të tij, siç tha ai, ndërsa bëri të qartë se ka dashuri dhe respekt të madh për vendet e kontinentit, pesonalisht.

Donald Trump theksoi se për SHBA-në, bilanci tregtar me BE-në është plotësisht i çekuilibruar dhe nëse nuk ndryshon menjëherë, kjo do të rezultojë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Unionit.

Për Trump, industria e automobilave dhe prodhimet bujqësore ishin sërish pikë referimi, ndërkohë që ai nuk mungoi të shpërthejë kundër shumë “institucioneve të ngadalta që vendosin pengesa të panevojshme burokratike për investimet”.

Trump i dërgoi një mesazh të ashpër Bashkimit Europian për gjobat shumë miliarda dollarëshe që institucionet kanë vendosur ndaj kompanive amerikane të teknologjisë si Meta (Facebook), Apple dhe Google, duke theksuar se “duan apo nuk dua, ato janë kompani amerikane dhe duhet të mendohen për këtë…”.

Ndër të tjera, presidenti amerikan i bëri një ftesë botës së biznesit për të investuar në SHBA, duke paralajmëruar ulje drastike të taksave.

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë. Ejani të prodhoni produktet tuaja në Amerikë dhe ne do t’ju vendosim disa nga taksat më të ulëta të çdo kombi në Tokë. Ne do t’i reduktojmë ato në mënyrë shumë, shumë drastike”, tha fillimisht presidenti amerikan në deklaratën e tij.

“Por nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, e cila është e drejta juaj, atëherë thjesht do t’ju duhet të paguani tarifa, të cilat do të dërgojnë qindra miliarda dollarë, madje triliona dollarë, në arkat tona për të forcuar ekonominë tonë dhe për të paguar borxhin tonë”, tha Trump gjatë fjalimit të tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Tashmë, vendet europiane si Britania, po përpiqen të hyjnë në negociata me presidentin amerikan për produktet europiane, ndërkohë që vendet e BE-së tashmë do ta gjejnë veten me “shpatullat pas murit” nëse nuk transferojnë njësitë e prodhimit në SHBA, thjesht do të shikojnë se nuk do të jenë në gjendje të shesin.

Trump për energjinë: Fundi i “neverisë së gjelbër dhe linjiti është i pastër”.

Presidenti amerikan përsëriti synimin e tij për të hequr dorë nga energjia “e gjelbër” dhe për t’i dhënë fund mbështetjes federale për automjetet elektrike, ndërsa njoftoi presionin ndaj Riadit dhe OPEC-ut me synimin për të ulur çmimet e naftës.

I pyetur për politikat që do të zbatojë në sektorin energjetik, duke qenë se tashmë ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për shpalljen e një “emergjence energjetike” në vend, Trump ritheksoi se SHBA-të aktualisht kanë nevojë për dy herë më shumë energji sesa prodhon, sesa investimet për inteligjencën artificiale të cilat të mëdha dhe kanë kërkesa gjithashtu të mëdha për energji. Ai vuri në dukje se nafta dhe gazi natyror do të jenë një shtyllë dhe ai personalisht do të lëshojë sa më shumë leje të reja minerare, ndërsa në përgjigje të një pyetjeje për rrezikun e “inflacionit të energjisë”, ai u përgjigj se sa më shumë të prodhojmë, aq më i ullta do të jenë çmimet.

Donald Trump sqaroi gjithashtu se investimet e reja të mëdha me intensitet energjie do të marrin lejen e tyre për të ndërtuar impiantet e prodhimit të energjisë, pranë infrastrukturës bazë dhe nuk do të kenë nevojë të kalojnë përmes rrjetit elektrik të SHBA-ve.

Në këto infrastruktura, siç tha ai, do të mund të përdorin “çfarëdo karburanti që dëshirojnë, qoftë edhe linjitin, i cili është i pastër dhe nuk preket nga asgjë”.

“SHBA u tërhoq nga Marrëveshja e njëanshme e Parisit për Klimën dhe i dha fund nxitjes së çmendur dhe të kushtueshme të automjeteve elektrike”, tha ai. “Ne do t’i lejojmë njerëzit të blejnë makinën që duan të blejnë”, shtoi ai.

“Unë do t’i kërkoj gjithashtu Arabisë Saudite dhe OPEC-ut që të ulin koston e naftës. Duhet ta zvogëloni atë, gjë që sinqerisht, jam i befasuar që nuk u bë para zgjedhjeve”, përfundoi Donald Trump gjatë fjalëve të tij në Davos.

Kujtojmë se Presidenti Donald Trump nisi një ristrukturim gjithëpërfshirës të politikës energjetike që në orët e para të mandatit të tij, duke nxjerrë një sërë urdhrash ekzekutivë për të nxitur prodhimin e karburanteve fosile.

Për emigracionin

“Kam vendosur trupa aktive të ushtrisë amerikane dhe të Gardës Kombëtare në kufi për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit. Ishte vërtet një pushtim. “Nuk do të lejojmë cënimin e territorit tonë pas 4 vitesh.”

Për Ukrainën

Presidenti amerikan e përshkroi Ukrainën si një “fushë vrasëse” dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara “po lëvizin shpejt për të rivendosur forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit”.

“Është koha që lufta të përfundojë! Para se të merrnim detyrën, ekipi im negocioi një marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme, e cila nuk do të kishte ndodhur pa ne.

Përpjekjet tona për të siguruar një zgjidhje paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës tani janë duke u zhvilluar. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet.”

Trump zbuloi se ai nuk e thirri vetë Xi Jinping-un, por se ishte një nismë kineze, duke e bërë të qartë se ai nuk dëshiron luftë me Pekinin, por drejtësi në nivel tregtar dhe ekonomik. Ai e përshkroi presidentin Xi si një “mik” dhe një “djalë të mirë” dhe tha se ekziston çdo perspektivë që SHBA dhe Kina të mos jenë përballë njëra-tjetrës, por krah për krah.

Propozimi i Trump për armët bërthamore ishte gjithashtu i rëndësishëm, pasi ai vuri në dukje se në fund të mandatit të tij të parë, ai pati një diskutim me Putinin për një plan për denuklearizimin e botës, për të cilin presidenti rus ishte pozitiv. “Nëse Rusia thotë po, do të thotë edhe Kina, dhe bota do të jetë një vend më i mirë dhe më i sigurtë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Në SHBA Kanë Nisur Arrestimet Masive të Emigrantëve të Paligjshëm

Next Story

Trump: “Biden Fali të Gjithë të Afërmit e Tij, Por Harroi të Falte Veten”!

Latest from Info