“Donald Trump është i zgjuar dhe realist!”
Mes presidentit rus Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump duket se ka një kordancë të plotë në lidhje me manipulimin në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA dhe rolin e demokratëve në luftën në Ukrainë.
Kjo për shkak se presidenti rus Putin miratoi qëndrimin e Donald Trump, i cili ka thënë shumë herë se po të kishte qenë president, lufta në Ukrainë as nuk do të kishte nisur.
“Nëse nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren Trump-it në vitin 2020, ndoshta kriza në Ukrainë nuk do të kishte nisur në vitin 2022”, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
Putin tha se është i hapur për diskutime me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, rreth luftës në Ukrainë dhe çmimeve të energjisë.
Megjithatë, Putin i tha një gazetari të televizionit rus se çështja e negociatave me Ukrainën është e ndërlikuar nga fakti se presidenti i saj Volodimir Zelenski ka nënshkruar një dekret që e pengon atë të zhvillojë bisedime me presidentin Putin.
JUST IN: ???????????????? Russian President Putin says if the 2020 US presidency wasn't "stolen" from Donald Trump, the Ukrainian crisis would have never appeared. pic.twitter.com/55YGJ4aVis
— BRICS News (@BRICSinfo) January 24, 2025
Putin e përshkroi Trump-in, i cili këtë javë njoftoi se do të vendoste sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë nëse ajo nuk negocion për t’i dhënë fund luftës, si “të zgjuar dhe realist”. Ai tha se nuk pret që presidenti amerikan të marrë vendime për sanksione që do të ndikojnë negativisht në ekonominë amerikane.
“Prandaj, me shumë gjasa, do të ishte më mirë që ne të takoheshim, bazuar në realitetet e sotme, të bisedonim me qetësi për të gjitha ato fusha që janë me interes si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Rusinë. Ne jemi gati. Por, e përsëris, kjo varet në radhë të parë, natyrisht, nga vendimet dhe zgjedhjet e administratës aktuale amerikane”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin tha gjithashtu se “kriza e Ukrainës” në vitin 2022, duke iu referuar vitit kur filloi lufta Rusi-Ukrainë, ndoshta mund të ishte shmangur nëse Donald Trump do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë.