Shtëpia e Bardhë: “Premtimet janë bërë për t’u mbajtur!”
Qindra emigrantë të paligjshëm po transportohen nga SHBA në Meksikë me avionë transportues të Forcave Ajrore të SHBA.
Shtëpia e Bardhë bën me dije në një deklaratë sot:
“Premtimet janë bërë për t’u mbajtur. Deportimet masive kanë filluar”, duke treguar një foto të një avioni transporti të Forcave Ajrore të SHBA-së teksa emigrantët e paligjshëm hipin në të.
“Siç u premtua, Presidenti Donald Trump po i dërgon një mesazh të fortë botës. Ata që hyjnë ilegalisht në SHBA do të përballen me pasoja të rënda”, theksohet në deklaratë.
Vihet re se të mërkurën e kaluar, Enti i Emigracionit dhe Doganave në SHBA (ICE) njoftoi se kishte arrestuar rreth 500 emigrantë të paligjshëm në mbarë vendin gjatë orëve të para të mandatit të Presidentit Donald Trump.
Agjencia raportoi më shumë se 460 arrestime në një periudhë 33-orëshe që zgjati nga e marta deri të mërkurën.
Tashmë operacionet e autoriteteve amerikane janë intensifikuar, me Shtëpinë e Bardhë që ka vënë në lëvizje proçesin e dëbimeve masive.
C-17 Globemaster-III ✈️✈️✈️
— ᴛɪʀɪꜱʜᴀɴᴋᴀʀᴀᴘᴀɴᴅɪᴀɴ ???????????????? ???????????????????????? (@MODIFORCE_TIRI) January 21, 2025
low flying pic.twitter.com/BAYroKsvFv
BREAKING: Marines arrive at the US border 'to secure America' – White House
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 24, 2025
pic.twitter.com/8ZjAkCT9KO