Sllovakia Bllokon Ndihmën e BE-së për Ukrainën për Shkak të “Bllokimit” të Gazit Rus, nga Kievi!

/

Kostoja e lëvizjes së Kievit për BE-në do të arrijë në 70 miliardë euro!

Kryeministri i Republikës së Sllovakisë, Robert Fico, foli në Bruksel për masat reciproke të Republikës Sllovake ndaj Ukrainës, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz rus, për shkak se Kievi vendosi kështu.

Këto deklarata kanë mbështetjen e Uashingtonit, i cili sheh se Zelenski nuk e ka problem edhe të veprojë në mënyrë zhvatëse për të arritur qëllimet e tij.

Ne mund të ndalojmë të gjithë ndihmën për Ukrainën, të vendosim për një reduktim të konsiderueshëm ose heqjen të plotë të përfitimeve për refugjatët ushtarakë ukrainas në Sllovaki, ose të ndalojmë furnizimin me energji elektrike në raste emergjence, tha sllovaku.

Në planin politik, Sllovakia mund të përdorë të drejtën e vetos në shumë vendime në BE, vazhdoi kryeministri.

Kryeministri sllovak Robert Fico të enjten në Bruksel, pas bisedimeve me zyrtarët e Komisionit Europian (KE), la të kuptohet për masa të mundshme reciproke kundër Kievit për ndërprerjen e tranzitit të gazit rus.

Megjithatë, sipas kryeministrit, Sllovakia do t’i ndërmarrë këto hapa vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Sipas tij, kjo është një mundësi për të treguar sesi duhet të sillet një lider i një vendi sovran.

Kryeministri theksoi se bisedimet me palën ukrainase ishin afër një marrëveshjeje. “Nga pikëpamja teknike, pala ukrainase ishte gjithashtu e gatshme për shumë mundësi”, shtoi ai.

Prandaj, ai u befasua nga njoftimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u bë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Europian, ku ai refuzoi kategorikisht çdo tranzit të gazit përmes Ukrainës.

Fico njoftoi gjithashtu në një konferencë shtypi se një ekip po formohet menjëherë për të zgjidhur mosmarrëveshjen aktuale, i cili do të përfshijë përfaqësues të Sllovakisë, Komisionit Europian (KE) dhe ndoshta Ukrainës.

“Ky është një problem serioz dhe komisioneri i Energjisë Dan Jørgensen e kupton këtë”, me të cilin delegacioni i qeverisë sllovake zhvilloi bisedime, tha kryeministri.

Fico iu referua edhe një letre dërguar KE-së, sipas së cilës supozohet se nuk ka pengesa ligjore dhe sanksionuese që mund të rrezikojnë transitin e gazit rus në Europë.

Ai përsëriti se vendimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski është thjesht politik dhe do të ketë një ndikim të madh në rritjen e çmimeve të gazit dhe në konkurrencën e BE-së.

Bisedimet fillestare do të zhvilloheshin të martën në Bruksel me pjesëmarrjen e delegacionit ukrainas. Megjithatë, sipas një deklarate nga Zyra e Qeverisë Sllovake, Komisioni Europian i anuloi ato për shkak të mosprezencës së palës ukrainase dhe i shtyu për të enjten.

Robert Fico paralajmëroi shumë herë për një humbje prej gjysmë miliardë eurosh në vit për Sllovakinë dhe për Bashkimin Europian në tërësi, e vlerësoi barrën ekonomike nga 60 deri në 70 miliardë euro.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Italia Drejt OBSH "Exit"!

Next Story

Kryeministri Serb Millosh Vuçeviç Jep Dorëheqjen pas Disa Muaj Protestash

Latest from Info