Stuhia Ekonomike e Trump-it në Europë, po Vjen!

/

Edhe Italia është në syrin e ciklonit të një stuhie ekonomike të lëshuar nga Trump kundër Europës, nga e cila as Italia dhe as Europa, të cilat praktikisht janë të pafortifikuara, nuk mund të mbrohen.

Trump është gati të lëshojë një stuhi ekonomike kundër Europës. Ka shumë shenja për këtë.

Tre të mëdhenjtë, Vanguard, BlackRock & State Street kanë vendosur të zgjerojnë perandorinë e tyre të madhe financiare, duke përdorur dy mjete shtesë.

I pari, në respekt të vizionit të Trump për ta bërë Amerikën sërish të madhe, deklaron angazhimin e tyre ndaj kriptomonedhës Bitcoin, që duket të jetë absolut, angazhim i cili, sipas mendimit të Larry Fink, së shpejti mund bëjë që Bitcoin të ketë vlerë 700,000 dollarë. (Çmimi aktual, 29-01-2024, i kriptomonedhës Bitcoin është afërsisht 100,000 dollarë. Duke shënuar një rritje prej 140% brenda një viti. Që do të thotë se kushdo që investoi në Bitcoin vitin e kaluar e rriti pasurinë e tij me 140%, brenda një viti.) Por jo vetëm ndaj kësaj kriptomonedhe, por edhe të tjerave.

Një sinjal i nisur nga CEO i BlackRock, multimiliarderi Larry Fink, është vërtet mbresëlënës për ndikimin e madh që do të ketë në tregjet e aksioneve, në të ardhmen e afërt. Kjo do të thotë se kursimet europiane do të drejtohen masivisht drejt kriptomonedhave, një sektor në të cilin Europa praktikisht mungon, siç raportohet nga synergon-info.blogspot.com

Sinjali i dytë vjen sërish nga Larry Fink, i cili shprehu shqetësimin e tij për stoqet europiane dhe veçanërisht për kursimet e kontinentit të vjetër. Shqetësimi i tij përkeqësohet nga frika që është ngritur tek shumë analistë financiarë, se kursimet e europianëve do të hasin në pengesa më të mëdha në bursat amerikane, si pasojë e “politikave” të presidentit të ri Trump.

Në këtë kuptim, zgjedhjet e Vanguard & BlackRock, të cilët janë aksionerët kryesorë në bankat italiane, do të jenë vendimtare për operacionet që po zhvillohen në Unicredit, Mps, Mediobanca dhe Bpm (bankat kryesore italiane). Ka shumë gjasa, në dritën e këtyre zhvillimeve, që këto fonde të jenë në krah të atyre që vazhdojnë t’u garantojnë atyre monopolin e administrimit të aseteve. Është me të vërtetë e çuditshme, vërtet befasuese që Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë, vazhdon të mbështesë dhe të përcaktojë si prioritet kryesor kombëtar një operacion si ai i Mps-së, i cili është plotësisht i integruar në tentativën për kolonizimin e Europës nga ekonomia amerikane.

Duke marrë parasysh të gjitha sa më sipër, arrijmë në përfundimin e mëposhtëm:

Me Trump-in si president i SHBA-së, skllavëria ekonomike europiane rrezikon të bëhet edhe më e ashpër, pasi ky është objektivi i aksionit të fuqishëm konvergjent të “Treshes së Madhe” të sipërpërmendur dhe vetë elitës që përfaqësojnë, duke filluar nga familja Elon Musk. Prandaj, edhe Italia do të jetë nën stuhinë ekonomike të lëshuar kundër Europës nga Trump, ndaj të cilës Europa praktikisht është e pafortifikuar dhe nuk nuk mund të mbrohet.

Por, mund të ndodhë që aleanca e Melonit me Amerikën të rezultojë pozitive ekonomikisht për të, krahasuar me qëndrimin kryeneç dhe përjashtues ndaj Trump, të vendeve të tjera Europiane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rezolutë Historike nga Bundestag-u: Dëbime & Mbyllje të Kufijve!

Next Story

Santorini: Shqetësim për Tërmet – Lëkundje të Vazhdueshme në Vullkanin Aktiv Kolumbus

Latest from Info