6 Tronditje mbi 4 Rihter Gjatë Natës në Santorini – Parapriu Tërmet 5,2R – Janë Regjistruar Dhjetra Lëkundje!

/

06/02/2025 04:31

Ora 04:23 pas mesnate duke aguar e enjte, Santorini dhe Amorgos u tronditën sërish, për 5 herë me tërmete 4R gjatë natës dhe ky i mëngjesit i fuqisë 4,4 Rihter, me epiqendër 12km në lindje dhe veri-lindje të Oias, me thellësi 5km (relativisht tërmet i cekët).

Pasoi 4 minuta më vonë një tërmet tjetër 4,4 Rihter, por jo në të njëjtën epiqendër. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 30km në lindje të Anafis me thellësi 10km.

06/02/2025 04:27

Tërmet 4,2 Rihter në agim

Një tërmet tjetër mbi 4 Rihter u shënua në mesnatë në detin e Santorinit. Përkatësisht ishte tërmet me fuqi 4,2R, ora 04:02 e ditës së enjte, me epiqendër 17km në jug dhe jug-perëndim të Amorgos dhe thellësi 15,5km. Këtij tërmeti i kishin prirë tre të tjerë (dy me 4,1 R dhe një me 4 R).

06/02/2025 01:25

Tre tërmete mbi 4 Rihter brenda pak minutave

Dy tërmete 4,1 Rihet dhe një tërmet 4 Rihter në detin e Santorinit, por edhe dy të tjerë të fuqisë 3,2 Rihter, me thellësi 5km, me diferencë pak minutash, tundën zonën një orë pas mesnatës të së mërkurës.

06/02/2025 01:06

Tërmet 4,1 Riher me thellësi 5km

Tërmet i shkallës 4,5 Rihter u shënua një minutë para mesanatës të së mërkurës (00:59) në Santorini, u ndje së tepërmi për shkak të cektësisë goditëse, sipas Institutit Euromesdhetar (EMSC). Ndërsa Insituti Gjeodinamik e përllogariti tërmetin 4,1 Rihter, me thellësi 12,1km.

Pak minuta më pas u regjistruan edhe dy tërmete të tjerë të shkallës 3,2 Rihter, me thellësi 5km.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

NASA: Dy Kanione me Madhësinë e 'Grand Canyon' u Formuan në 10 Minuta, në Hënë!

Next Story

Santorini Kaloi në Gjendje Emergjence: Mitsotakis & Kikilias Shkojnë në ishull!

Latest from Info