Kanionet u krijuan pas një përplasjeje me një asteroid të madh, i cili hodhi mbi të fragmente.
Rreth 3.8 miliardë vite më parë, dy kanione masive u formuan në Hënë në më pak se 10 minuta, sipas hulumtimeve të reja.
Kanionet, secila prej të cilave është e krahasueshme në madhësi e Grand Canyon, ndodhen në zonën e Kraterit Schrödinger, një krater 320 kilometra i gjerë ku misioni Artemis III i NASA-s synon të zbarkojë njerëzit në fund të vitit 2026, për herë të parë, që nga viti 1972, sipas CNN.
Kanionet u krijuan pas një përplasjeje me një asteroid të madh, i cili hodhi fragmente. Mbeturinat e hedhura që krijuan kanionet me gjasë u gjendën mbi sipërfaqen e Hënës dhe më pas u përplasën me të me shpejtësi rreth 2,237 milje në orë (3,600 kilometra në orë).
Energjia e çliruar nga përplasja, e cila krijoi kanionet, ishte 1,200 deri në 2,200 herë më e fuqishme se ajo e shpërthimit bërthamor të planifikuar dikur, për të gërmuar një Kanal të dytë të Panamasë, vlerësojnë autorët e studimit.
Bëhet fjalë për kanionin e quajtur Vallis Schrödinger, i cili është 270 kilometra i gjatë dhe 2,7 kilometra i thellë dhe Vallis Planck, i cili është 280 kilometra i gjatë dhe 3,5 kilometra i thellë, ndërsa thellësia maksimale e Kanionit të Madh është 1,8 kilometra.
Misionet e ardhshme mund të vizitojnë këtë krater të veçantë dhe të marrin mostra shkëmbi për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë origjinën dhe historinë e Hënës. Studimi i Hënës mund të zbulojë gjithashtu sesi ishin kushtet në vitet e para të sistemit diellor, pasi asteroidët dhe mbeturinat e tjera shkëmbore u përplasën me planete dhe satelite.