Kopertina e Pabesueshme e Revistës “Time” – Musk Ulet në Zyrën e Trump, Si Një Tjetër President i SHBA-ve

/

Kopertina e revistës “Time” tregon miliarderin në zyrën e presidentit amerikan duke mbajtur një filxhan dhe titulli është “Në zemër të përplasjes së Elon Musk me aparatin shtetëror amerikan”.

Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Donald Trump për të bërë shkurtime drastike në shpenzimet e qeverisë federale. Dhe rolet që ai ka marrë në qeverinë e re amerikane janë aq të shumta sa revista “Time” kritikon zgjedhjen e Trump, duke e vendosur miliarderin në zyrën e presidentit amerikan.

Musk ka marrë përgjegjësinë për Zyrën e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), e cila synon të shkurtojë shpenzimet e qeverisë federale, me qëllim që ta bëjë atë më efikase. Së fundmi, Elon Musk deklaroi se synon të mbyllë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Nuk është funksionale dhe e rregullueshme”, vlerëson ai.

Sipas Time, Elon Musk “ka qenë i autorizuar të çmontojë një pjesë të madhe të burokracisë federale, duke shkurtuar buxhetet, duke zvogëluar shërbimin civil dhe duke hequr aftësinë e agjencive të pavarura për të penguar qëllimet e presidentit”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rrëzohet Aeroplan i Vogël - Humbin Jetën të Dy Pilotët

Next Story

Kisha në Trikala që Anon më Shumë se Kulla e Pizës

Latest from Info