Reagimi i Katarit ndaj deklaratave të Netaniahut!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu referua deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës në mënyrë që zona të rindërtohet.
Presidenti turk deklaroi se “askush nuk ka fuqi t’i marrë palestinezët nga Gaza”, siç tha ai.

Në të njëjtën kohë, Katari dënoi një koment të kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu që propozonte krijimin e një shteti palestinez brenda territorit të Arabisë Saudite, tha Ministria e Jashtme në Doha në një deklaratë.
Katari, një ndërmjetës kyç në negociatat e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, e përshkroi deklaratën e Netaniahut si “provokuese”.
Netaniahu duket se po bënte shaka të enjten kur iu përgjigj një gazetari të Channel 14, gjatë një interviste, kur gabimisht iu referua “Arabisë Saudite” në vend të “Shtetit Palestinez”, përpara se të korrigjonte deklaratën e tij.