Urdhër për të Prodhuar & Përdorur Vetëm Pipëza Plastike, Jo më Kartoni!

/

Trump shfuqizon pipëzat e kartonit dhe thotë “kthim në ato plastike”.

“E dua atë”, shkroi Musk.

Një “show” shumë “nice” nga Donald Trump dhe Elon Musk.

Donald Trump kundërshton ekzistencën e pipëzave të kartonit, duke njoftuar në një postim synimin e tij për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv që do t’i shfuqizonte dhe do i hiqte nga përdorimi. Madje ai shkroi me shkronja të mëdha “kthim në plastikë”.

Postimi i Donald Trump në mediat sociale:

“Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv javën e ardhshme duke i dhënë fund shtytjes qesharake nga Biden për pipëza prej kartoni, të cilat nuk funksionojnë. KTHIM në ato PLASTIKE!”

Elon Musk nuk e humbi rastin dhe postoi deklaratën e Trump në lidhje me të, duke komentuar: “Presidenti më i mirë i të gjitha kohërave!”

Dhe ai iu përgjigj postimit të tij në Twitter: “Unë e dua atë aq sa një burrë “straight” mund të dojë një tjetër”.

Menjëherë më pas, Donald Trump ka postuar një fotografi në llogarinë zyrtare të presidentit amerikan, në të cilën pozon i buzëqeshur mes Elon Musk dhe prezantuesit Tucker Carlson, të cilët kanë veshur kapele shumë të mëdha me sloganin “Make America Great Again”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Studiuesi Holandez i Tërmeteve Frank Hoogerbeets: "Çfarëdo që të Ndodhë në Santorini, do të Ndodhë Midis Datave 11 & 16 shkurt"! (video)

Next Story

“Europa i Përket Popujve të Saj” – Partitë Patriotike Nisin Kundërsulmin në Bruksel

Latest from Info