Trump i Drejtohet Hamas-it: “Do të Bëhet Ferr Nëse Nuk Lirohen 12 pengjet, Deri të Shtunë”!

/

“Unë mund të ndaloj ndihmën për Egjiptin dhe Jordaninë nëse ata nuk i mirëpresin palestinezët nga Rripi i Gazës!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kërcënuar Hamas-in se do të anulojë armëpushimin dhe do të shndërrohet në ferr Gaza, nëse 12 pengjet nuk lirohen deri në mesditën e së shtunës.

Trump kërkon menjëherë lirimin e të gjithë pengjeve (12 gjithsej) dhe jo vetëm të tre pengjeve që Hamasi do të lironte të shtunën.

Lëvizja palestineze njoftoi të hënën pasdite shtyrjen e shkëmbimit të planifikuar të pengjeve dhe të burgosurve, duke akuzuar Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Megjithatë, ai deklaroi se ishte i gatshëm t’i përmbahej orarit, përsa kohë që Izraeli respektonte kushtet e marrëveshjes.

Negociatorët e Hamas-it thanë se garancitë e SHBA për një armëpushim nuk janë më të vlefshme, duke pasur parasysh se presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvendosë palestinezët nga Rripi i Gazës.

Ndërmjetësuesit i shtynë bisedimet derisa të kishte një tregues të qartë se Uashingtoni synonte të vazhdonte zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në faza.

Paralajmërimi i Trump për Egjiptin dhe Jordaninë

Përveç kësaj, Donald Trump deklaroi se ai “mund” të ndërpresë të gjithë ndihmën amerikane për Egjiptin dhe Jordaninë, nëse ata nuk i mirëpresin palestinezët nga Rripi i Gazës, një ide që Kajro dhe Amani e refuzojnë në këtë fazë.

Presidenti amerikan, si pjesë e planit të tij për enklavën palestineze, dëshiron që banorët e Gazës të transferohen në të dy vendet, pa të drejtë kthimi.

Egjipti, megjithatë, hodhi poshtë më herët dje “çdo kompromis” që do të shkelte të drejtat e palestinezëve, në një deklaratë të lëshuar pasi ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati u takua me homologun e tij amerikan Marco Rubio, në Uashington.

Hamas: Izraeli po shkel marrëveshjen!

Më herët, zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamas-it, Abu Ubaida tha se Izraeli po shkel marrëveshjen duke vonuar kthimin e palestinezëve në Gazën veriore, duke goditur palestinezët me granatime dhe të shtëna me armë zjarri dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavë.

Menjëherë pas njoftimit të Hamas-it, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit urdhëroi ushtrinë që të përgatitet “për të gjithë skenarët” dhe të mbrojë komunitetet izraelite.

Për më tepër, një zyrtar izraelit tha se kryeministri Netaniahu do të zhvillojë sonte konsultime për çështjet e sigurisë. Këshilli i Sigurisë, ku ndër të tjera bëjnë pjesë ministrat e Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Jashtme, do të mblidhet të martën (11 shkurt).

Deri më tani janë bërë pesë shkëmbime, me 21 pengje dhe më shumë se 730 të burgosur palestinezë të liruar.

Tre izraelitë të tjerë dhe qindra palestinezë do të merrnin pjesë në shkëmbimin e së shtunës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Situatë Alarmante në Santorini - Tërmete të Reja 5.3 & 5.1 Rihter, Janë Ndjerë edhe në Athinë!

Next Story

Trump: "Ukraina Mund të Bëhet Ruse Një Ditë, Por Ne Nuk Duam të Humbasim Paratë që i Dhamë"!

Latest from Info