Një operacion policor është duke u zhvilluar pranë stacionit qendror të trenit.
Raportimet për një makinë që shtypi këmbësorët në Mynih, nxitën një mobilizim urgjent të policisë gjermane.
Sipas gazetës “Bild” ka shumë të plagosur.
Një operacion policor në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar pranë stacionit kryesor të trenit dhe oficerët po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, tha një zëdhënës i autoriteteve, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Dëshmitarët okularë, megjithatë, përshkruajnë se makina u përplas qëllimisht mbi turmë dhe se në të ishin dy burra, njëri prej të cilëve u qëllua nga policia.
Konferenca e Sigurisë në Mynih do të fillojë të premten.
Es gab einen Vorfall in München bei der Verdi-Kundgebung. Ein Auto fuhr in den Demozug. Es liegt ein Mensch auf der Straße und ein junger Mann wurde von der Polizei abgeführt. Menschen sitzend weinend und zitternd am Boden. Einzelheiten noch unklar. @BR24 pic.twitter.com/9N3YvxbJ2O
— Sandra Demmelhuber (@SDemmelhuber) February 13, 2025