Papa Françesku Shtrohet në Spital me Infeksion në Rrugët e Frymëmarrjes

/

Njoftimi i Vatikanit për gjendjen shëndetësore të tij.

Papa ka anuluar të gjitha takimet e programuara, të paktën deri të hënën e ardhshme, pasi do të jetë i spitalizuar deri ditën e premte, minimalisht, në poliklinikën Agostino Zemeli të Romës për analiza, si shkak i bronshitit që po e mundon gjatë dy javëve të fundit.

Mateo Bruni, përgjegjës i zyrës së shtypit të Vatikanit, tha se gjendja shëndetësore e Papës është e mirë, është i qetë tashmë dhe lexon gazetën.

Njoftimi nga Vatikani thotë se Papa pati temperaturë të lartë, ndaj dhe po i nënshtrohet analizave dhe terapisë medikamentale në spital, si forma e pashmangshme për t’u përballur me situatën shëndetësore.

Në fakt, në të gjitha daljet e këtij viti, por edhe gjatë vitit 2024 Papa duket më i rënduar, më i rënë fizikisht, shpesh me njerëz që e mbështesin, në pamundësi për të ecur.

A është vaksinuar vallë Papa kundër Covid-19?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Santorini: Për Shpërthim të Mundshëm të Vullkanit, Gjatë Orëve të Fundit, Paralajmëron Qendra Sizmike Euromesdhetare!

Next Story

Akuzat e Vance në Bruksel Ishin Dërmuese - Ai Tha se BE-ja Kontrollohet nga Një Regjim Totalitar!

Latest from Info