Mbi 100 persona janë evakuuar.
Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Hoteli do të priste festën e çmimeve BAFTA të dielën.
Më shumë se 100 persona u evakuuan nga një hotel luksoz në Londër të premten pas një zjarri të madh.
Sipas përditësimit të shërbimit zjarrfikës, 125 zjarrfikës me 20 automjete janë mobilizuar për të shuar zjarrin në hotelin me pesë yje Chiltern Firehouse, një ish stacion zjarrfikës që është shndërruar në një strehë të famshëm.
Around 100 people had to be evacuated after a fire broke out at the luxury Chiltern Firehouse in London, with 20 fire engines called to the blaze.
— Sky News (@SkyNews) February 14, 2025
The hotel was due to host Netflix's BAFTA Awards after-party but will likely require extensive repairs.https://t.co/J5t0ibyQyr pic.twitter.com/0dYkhc5QQQ
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta për momentin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll të premten vonë mbrëma (me orën lokale, pas mesnatës me orën shqiptare), megjithatë forcat vazhduan të operonin në një ndërtesë fqinje. Hoteli ka pësuar dëme të rënda materiale.
Në një njoftim të mëparshëm të zjarrfikësve, zjarri ka rënë në një tub që kalon nga kati përdhe në çati.
BREAKING: About 100 people have been evacuated from a five-star hotel in central London as a fire continues to burn. The blaze at Chiltern Firehouse in Marylebone started in ducting leading from the ground floor to the roof of the building. pic.twitter.com/vqkWKpCgyy
— Breaking News Alerts (@BreakingAlerter) February 14, 2025
Hoteli do të priste festën e çmimeve BAFTA të Netflix të dielën, por sipas Departamentit të Zjarrfikësve, vendi do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim tjetër.
Chiltern Firehouse tërheq yjet e showbiz-it dhe personazhe të tjerë të famshëm. Ylli i popit Kylie Minogue mbajti atje festën e saj të 50-vjetorit në vitin 2018, vëren agjencia e lajmeve Press Association.
E ndërtuar në vitin 1889, ishte një nga stacionet e para të zjarrit të ndërtuara në Londër. Godina u rinovua dhe u shndërrua në një hotel luksoz nga biznesmeni amerikan Andre Balazs në vitin 2013.