Ja Cilët Janë Deputetët e PD-së Sot, që në 2016-ën Mbështetën Kandidimin e Donald Trump!

/

ASNJË!

Ka qenë viti 2014 kur me disa njerëz të së djathtës kam folur për herë të parë për presidentin Trump, atëherë kandidat në primaret e Amerikës, nuk e njihnin fare. Ishin politikanë të rangjeve të larta këta me të cilët flisja dhe as e kishin idenë e Presidentit të ardhshëm, por edhe të sotëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ndërsa disa, kur e njohën mga tetori 2015, e shikonin dhe e karakterizonin si “palaço” (janë nënparlament sot).

Të vetmit që dinin dhe njihnin, por edhe suportonin, ishin Barak Obama dhe Hillary Clinton.

PD ka disa dhjetra deputetë (listën e gjeta online) dhe së bashku me disa njerëz që më ndihmuan, kërkuam në themel të gjitha postimit e tyre në rrjetet sociale, për periudhën tetor 2015 deri në shkurt 2016.

E dini çfarë gjetëm?

Gjetëm NJË ASGJË për TRUMP-in, zero postime, por gjetëm tek disa, një numër i konsiderueshëm, postime për Hillary Clinton dhe mbështetje për të.

Të njëjtin kërkim e bëmë në faqet e tyre për periudhën 2020-2021, rezultati një ASGJË sërish, përsa i përket suportit, por gjetëm postime ku kritikohej, deri dhe ashpër, qëndrimi i presidentit Trump në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Dhe tani një histori nga viti i famshëm për PD, viti 2017.

Në një takim publik, që organizohej nga PD, por edhe me pjesëmarrjen e FRPD dhe kryetarit Belind Këlliçi, një i ri dhe një e re, shokë të djalit tim, i sugjerojnë kryetarit të FRPD Belind Këlliçi, se “ndoshta do të ishte mirë të thoshin diçka edhe për Donald Trump”.

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi iu përgjigj të rinjve: “ai është populist, ne nuk jemi, ne jemi më shumë me linjën e demokratëve, me Hillary-n”.

Të rinjtë erdhën dhe ma thanë, në të njëjtin moment u larguam dhe më nuk u pamë me admiruesit e Hilarisë, në PD-në dhe FRPD-në e babëzisë.

***

Sot, si për çudi janë bërë trump-istë të gjithë, por trumpetave more mjeranë, nuk i bien dot veçse lajmëtarët e dritës.

Nuk ka shënuar të keqe të ndryshosh mendim, por në politikë, kur ndryshon mendim, lë karrigen, tërhiqesh dhe mbetesh ushtar I thjeshtë I partisë ku aderon. Partia nuk është as kishë, as faltore, as vakëf, është një organizëm i gjallë, që ushqehet dhe jashtëqit për të jetuar shëndetshëm.

Por a ka të djathtë konservatorë në PD? Sigurisht që ka! A ka të djathtë që ishin pro presidentit Trump që në 2016-ën? Sigurisht që ka!

Sali Berishës, kryetarit domethënë, i bie pesha dhe barra t’i gjejë, t’i evidentojë dhe këta që ka sot në parlament t’i zhdukë të gjithë dhe të rindërtojë një strukturë të re, të djathtë konservatore me njerëz të aftë.

Në të kundërt, miroloi dhe trisai do të shoqërojnë përshpirtjen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BSW Bën Deklaratë të Fortë: "Në Zgjedhje u 'Gatua' Manipulim & na Lanë Jashtë Parlamentit"!

Latest from Info