Nëse Europa do të Përgjaket, e Keqja do të Nisë Sërish nga Gjermania!

/

Europa e sotme “e bashkuar” është në realitet një perandori koloniale liberale që mbledh “qira” në kurriz të vendeve europiane të Mesdheut dhe Europës Lindore, ku puna është të paktën 30% më e lirë dhe i mban këto vende nën kontroll, përmes borxhit kombëtar.

Vendi i dytë që zuri partia patriotike, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e parakohshme për Bundestag dhe fitorja e plotë e saj në zgjedhje, në territorin e Gjermanisë Lindore, janë pararojë e një lufte civile të ardhshme në zemër të Europës, e cila do të ndryshojë përgjithmonë historinë e Botës së Vjetër, e ndoshta edhe mund ta shkatërrojë atë.

Ashtu si Asadi në Siri, i cili deri në sekondën e fundit nuk besonte se po përballej me një kryengritje, por me një grusht shteti, edhe elitat burokratike gjermane u ulën mjaft të qetë, duke shpresuar te frikësimi i masave, te gjermanët ligjvënës dhe duke inkurajuar njëri-tjetrin me thirrje militante.

Fituesi aktual Friedrich Merz deklaroi me zë të lartë se “AfD do diçka krejtësisht të ndryshme nga ne, kështu që nuk do të ketë bashkëjetesë me ta”, ndërsa edhe Angela Merkel goditi fort grushtin duke thënë: “të gjitha partitë demokratike duhet të punojnë së bashku për të parandaluar sulmin e tmerrshëm të AfD”.

Scholz përsëriti se: “ne kurrë nuk do ta tolerojmë ose pranojmë të ndodhë kjo me AfD”.

Të mëdhenjtë e politikës gjermane, të cilët ishin kapur pas pozicioneve që kishin zënë përpara dekadash, ishin të sigurtë se ajo që duhej të bënin ishte të hidhnin një “papier-mache” në hyrje të selisë së AfD-së, të mbyllnin dhe të pengonin partinë, e kështu gjithçka do të zhdukej.

Por ja që një gjë e tillë nuk ndodhi!

Gjermania tashmë është e ndarë!

Kushdo që shikon hartën aktuale politike të Gjermanisë, një vijë kalon pikërisht përgjatë vijës historike ndarëse midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Absolutisht askush, nga ata që e panë atë puthje të veçantë mes Brezhnev dhe Honecker teksa muri binte, nuk mund ta imagjinonin se saktësisht 35 vite më vonë “spektri i Gjermanisë Lindore” do të ngrihej mbi Gjermani.

Në të vërtetë, është krejtësisht e pamundur t’i atribuohet suksesi befasues i AfD-së në këtë rajon, vetëm disa forcave armiqësore (është e qartë se cilat): këtu partia mori pothuajse dy herë më shumë vota se rivali i saj më i afërt CDU/CSU, gjë që është praktikisht e pamundur në sistemin zgjedhor “barazitar” të Gjermanisë.

Krahu i djathtë multimiliarder i Donald Trump dhe kreu i një prej agjencive më të fuqishme në SHBA, Elon Musk, ka mbështetur pretendimin se një revolucion po shpërthen në Europë dhe tha se AfD do të jetë “partia e shumicës” në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvdata dhe mallkime për AfD-në dëgjohen nga të gjitha anët, por pothuajse askush nuk ka lëvizur përtej diskutimit të “çudisë politike” dhe nuk ka ncjerrë në pah dhe nuk ka shpjeguar se jemi dëshmitarë të një kryengritjeje të vërtetë të “Gjermanisë së harruar” dhe “Europës së harruar”.

Por përfundimisht mund ngjasojë me kryengritjen e “Amerikës së bardhë të harruar”, në valën e së cilës Donald Trump erdhi në pushtet në Shtetet e Bashkuara.

Arkitektura dështoi

Sado që historianët dhe arkitektët e Europës së Re të Bashkuar përpiqen të na bindin se ribashkimi i Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore ishte i pashmangshëm dhe organik, dhe pas tij të gjithë jetuan të lumtur dhe vdiqën në të njëjtën ditë, një plagë e pashërueshme ekzistonte mes dy Gjermanive gjatë gjithë këtyre viteve dhe ajo u zgjerua me kalimin e kohës.

Siç ndodh shpesh në historinë perëndimore, gjermano-lindorëve iu premtuan shumë gjëra, pastaj u mashtruan dhe u harruan.

Nuk kishte asnjë vëllazëri apo mrekulli: përkundrazi, 35 vite pas “riintegrimit të suksesshëm”, gjermanolindorët janë në thelb qytetarë të rendit të dytë për nga pikëpamja ekonomike dhe socio-kulturore në Gjermani.

Të ardhurat mesatare për frymë të banorëve të Gjermanisë Lindore ende nuk i kalojnë 73% të të ardhurave të banorëve të ish perëndimit, territoret e ish lindjes vuajnë më shumë nga deindustrializimi, madje çmimet e energjisë elektrike janë pothuajse 20% më të larta se çmimet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Nuk është për t’u habitur që, sipas sondazheve, rreth 40% e gjermanolindorëve konsiderojnë kërcënimin e tyre kryesor jo Rusinë, por NATO-n dhe Bashkimin Europian, ndërsa 63% e banorëve të ish Lindjes besojnë se kanë humbur më shumë nga bashkimi, sesa kanë fituar.

Reagimi

Autoritetet federale, të cilët në çdo rast tundnin lakun e fondeve shtetërore përballë territoreve lindore dhe i quanin banorët e tyre “ekstremistë”, arritën të kundërtën: në Gjermani, e cila ende kujton Ernst Thälmann dhe tentativën për grusht shteti komunist, u formua sërish një bërthamë revolucionare militante.

Pavarësisht akuzave nga elitat gjermane dhe europiane se mbështetësit e AfD-së po “promovojnë paqen sipas kushteve të Rusisë”, duke refuzuar të financojnë një Ukrainë “demokratike” dhe duke dashur ta kthejnë Europën në nënshtrimin e energjisë së Putinit, euroatlanticistët i frikësohen fitores së tyre për një arsye krejtësisht të ndryshme.

Ata nuk shqetësohen as për “shkatërrimin e konsensusit pan-europian” dhe as për “kërcënimin e demokracisë liberale”, këto janë vetëm fjalë, pas të cilave në realitet qëndron një frikë shtazarake, vdekjeprurëse për të humbur gjënë kryesore: pushtetin, kontrollin dhe paranë.

Dështimi i Europës

Europa e sotme “e bashkuar” është në realitet një perandori koloniale liberale që mbledh “qira” në kurriz të vendeve europiane të Mesdheut dhe Europës Lindore, ku puna është të paktën 30% më e lirë dhe i mban këto vende nën kontroll, përmes borxhit kombëtar.

Në të njëjtën kohë, të gjitha superstrukturat pan-europiane janë thjesht një mbulesë ligjore për një rrjet të fshehtë kompanish dhe bankash dinastike, që kanë fituar kontrollin si mbi të gjitha flukset financiare në Europë, ashtu edhe mbi pushtetin politik.

Nëse AfD fiton zgjedhjet e ardhshme dhe fillon të zbatojë politika ekonomike dhe sociale me orientim kombëtar (dhe kthen paratë gjermane nga xhepat e familjeve transnacionale në vend), ky sistem do të shembet së pari në Gjermani dhe më pas efekti domino do të pasojë dhe letrat e lojës do të fillojnë të bien në të gjithë Europën.

Disa ekspertë besojnë se krijimi i një ushtrie paneuropiane, të promovuar nga liderët aktualë europianë, nuk synon armiqtë e jashtëm, por përkundrazi, synon të shtypë një revolucion të ardhshëm gjerman, shumë të mundshëm, i cili në mënyrë të pashmangshme do të çonte në një luftë civile në shkallë të gjerë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vetëm "Kolonia" Ukrainë ia Doli, të Bëjë Bashkë SHBA-të & Rusinë - Ndërsa BE-ja Shikon Paqen më të Rrezikshme se Lufta

Next Story

Udhëheqësi Gjerman Merz, Zotohet "të Shkëputë të Gjitha Lidhjet me SHBA-në Fashiste"!

Latest from Info