Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve: “Sot do të Publikohen Arkivat e Pedofilit Epstein” – Disa po Dridhen në Panik

/

“Zjen” Amerika nga ato që do të dalin nën dritën e diellit.

Prokurorja e Përgjithshme ose ndryshe Ministrja e Drejtësisë së SHBA-ve, njoftoi në Fox News se Ministria e Drejtësisë do të publikojë sot arkivat e të shumëpërfolurit Epstein, i cili ka ndërruar jetë. Arkiva mes të cilave do të lexojmë emra që kanë qenë “klientë” të tij nga sfera politike, e artit, filmit dhe biznesit.

Kujtojmë se Epstein u vetëvra në burgjet e New York-ut teksa qëndronte i burgosur. Një vetëvrasje që “lehtësoi” shumë persona të ngatërruar dhe implikuar me të. Një vetëvrasje, nëse ishte e tillë, në vitin 2019, që ndodhi para se ai të dilte përpara trupës gjykuese.

Akuza? Shfrytëzim seksual i të miturve dhe jo vetëm.

Janë mbi 250 emra që duket të jenë viktima të Epstein, identiteti i të cilëve po mbrohet.

“Do të shikoni fluturime, shumë emra, shumë të dhëna. Por ajo që ka bërë Epstein është realisht shumë e sëmurë.”

E gjitha kjo, vjen pas një Urdhër Ekzekutimi të Presidentit Trump për bërjen publike të dosjes Epstein, por edhe të dosjeve Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

Një gjë është e sigurtë, ato që vijnë do të jenë tronditëse për Amerikën dhe globin.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Primaret që Nuk të Japin Shansin të Votosh për "8-Janaristët" - Primaret që të Largojnë nga Republikanët e SHBA

Next Story

Kush po e Kërkon Luftën? - Dënimi i Serbo-Boshnjakut Milorad Dodik Është Hapi i Parë Drejt Destabilitetit

Latest from Info