Presidenti ukrainas mbërriti në Uashington për marrëveshjen për mineralet, shfrytëzimin e tyre dhe ndarjen e të ardhurave të mëdha të pritshme. Por, ai dëgjoi presidentin amerikan t’i thotë që të bëjë kompromise, sepse “ose firmos ose jemi jashtë”.
Zelenskin e sulmon edhe JD Vance.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të premten për të pestën herë në vitet e fundit, por këtë herë në një kontekst tjetër.
Qëllimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla dhe ndarjen e fitimeve të mëdha të pritshme me SHBA-në, por pas fjalëve të mira të Presidentit Trump, Zelenksi dëgjoi Vance ta akuzonte.
Vance i tha hapur se “nuk ke ushtarë mjaftueshëm, nuk na thua dot armëpushim apo jo”. Dhe pastaj: “Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, por nuk keni letra në dorë”.
Zëvendës-Presidenti JD Vance mori drejtimin e sulmeve në bisedë, përballë liderit ukrainas dhe gazetarëve. “Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është se Amerika angazhohet në diplomaci”, i tha ai.
“Për çfarë lloj diplomacie e ke fjalën z.JD”, e pyeti Zelenski, duke bërë që zëvendëspresidenti amerikan të shpërthejë dhe në akuza atë për “organizim udhëtimesh propagandistike. A keni thënë ndonjëherë faleminderit tek ne?”
Kur Zelenski u përpoq të përgjigjej, Trump ndërhyri dhe i tha: “Mos na trego si do të ndihesh, nuk je në gjendje ta diktosh këtë. Ju mund të jeni në një pozicion shumë të vështirë. Ju po luani kumar me jetën e miliona njerëzve, po luani kumar me Luftën e Tretë Botërore. Kjo që po bëni është një fyerje për vendin tuaj”.
Në mbyllje, Trump, tha gjithashtu se Zelenski “nuk është shumë mirënjohës”, por se gjithçka që ndodhi në Zyrën Ovale “do të jetë shumë e mirë në televizion”.
Watch live: Trump calls Zelenskyy 'disrespectful' in fiery exchange at the White House's Oval Office ahead of a news conference https://t.co/l6cfCWwZlr https://t.co/d6cmzPCNDW
— Sky News (@SkyNews) February 28, 2025
Më herët, Trump i tha homologut të tij se një armëpushim ishte i pashmangshëm dhe se “duhet të bëni gjithmonë kompromise dhe se edhe vetë Zelenski duhet të bëjë të njëjtën gjë”. Dhe siç shpjegoi ai, këto kompromise nuk janë aq të mëdha sa mendon ndokush. Por ky diskutim nuk i pëlqeu veçanërisht presidentit ukrainas, i cili i kërkoi Trumpit “të mos bëjë kompromis me një vrasës”, pra me rusin Putin.
Në lidhje me mineralet e rralla, presidenti amerikan tha se “do t’i përdorim ato për çdo gjë që bëjmë, si për inteligjencën artificiale dhe për armë”.
Në lidhje me rolin e tij në negociatat për Ukrainën, Trump tha se ai vetë është në mes. “Unë jam me Ukrainën dhe Rusinë, dua që çështja të zgjidhet”.
Trump:
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2025
I am in the middle, I am for both Ukraine and Russia. pic.twitter.com/TkrDp93yYN
Në të njëjtën kohë, Trump ngriti çështjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Ai foli ngrohtësisht për Poloninë, duke e përshkruar atë si një “aleat model”.
I pyetur nga një gazetar nëse SHBA do të dërgonte më shumë armë në Ukrainë, Trump tha se qëllimi i tyre është t’i japin fund luftës, jo të dërgojnë pajisje të reja: “Shpresa është që nuk do të na duhet të dërgojmë shumë, sepse po kërkoj ta përfundoj shpejt këtë luftë”.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se Trump nuk do të ndalojë kurrë së mbështeturi Ukrainën. Ai gjithashtu i tregoi homologut të tij amerikan foto të ushtarëve ukrainas që u kthyen nga robëria.

Në pragun e shtëpisë e priste homologu i tij amerikan, Donald Trump. Vetëm dy javë më parë ai e kishte quajtur diktator, por nuk ka asgjë anormale në një situatë lufte.
Shtrëngimi i duarve ishte i ngrohtë, por i shkurtër, por dy liderët nuk iu përgjigjën pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve. “Je veshur mirë sot”, ky ishte komenti i parë i Trump për homologun e tij ukrainas që ka braktisur kostumet.
Për çfarë është marrëveshja?
Nga ajo që dimë deri më tani, marrëveshja e Ukrainës për mineralet i lejon SHBA-ve të shfrytëzojnë pasurinë e madhe minerale të Ukrainës, por ajo nuk përfshin garancitë e sigurisë për Kievin, diçka që Ukraina e kishte kërkuar me këmbëngulje, por nga e cila duket se është tërhequr.
Presidenti Trump beson se marrëveshja tregon përkushtimin e SHBA-ve për sigurinë e Ukrainës dhe shërben si një mesazh për Rusinë se SHBA-të nuk kanë ndërmend të braktisin rajonin.
Fox, thotë se ka marrë një kopje të marrëveshjes, raporton se ajo është e strukturuar për të kthyer investimet e taksapaguesve amerikanë duke ndarë të ardhurat, nga zhvillimi i mineraleve të rralla, si dhe burimet energjetike, si nafta dhe gazi natyror.
Është parashikuar edhe ndarja e të ardhurave nga projektet e infrastrukturës dhe qendrat e të dhënave.
Raportet e mediave thanë se Ukraina do të paguante 50% të “të gjitha të ardhurave që dalin nga shfrytëzimi i ardhshëm i të gjitha burimeve natyrore të lidhura në pronësi të qeverisë ukrainase” në fondin e rindërtimit, i cili do të zotërohej dhe menaxhohej nga SHBA dhe Ukraina. Marrëveshja nuk përmend burimet në fjalë, por i përshkruan ato si metale, naftë, gaz natyror dhe minerale të tjera, si dhe infrastrukturë, si terminalet dhe portet e gazit të lëngshëm natyror.
Uashingtoni do të marrë disa nga miliarda dollarë pajisje që i ka dhënë Kievit nëpërmjet një fondi investimi rindërtimi, që do të bashkojë të ardhurat nga shitja e mineraleve të rralla ukrainase. Dhe Uashingtoni duket se është tërhequr nga kërkesa fillestare për 500 miliardë dollarë fitime.
Pikat që mbeten pa përgjigje!
The Guardian i referohet pesë pyetjeve që janë të panjohura ose të paqarta në lidhje me marrëveshjen dhe pasojat e Ukrainës në përgjithësi.
E para është nëse Vladimir Putin do t’i përmbahet ndonjë marrëveshjeje, diçka që Kievi (dhe më gjerë) nuk e konsideron aspak të sigurtë.
Së dyti, çfarë do të ndodhë me 20% të territorit të Ukrainës që Rusia ka pushtuar që nga viti 2014 plus territoret nga lufta që filloi në 2022? Putin i ka kërkuar Kievit të njohë “realitetin në terren” dhe për këtë arsye të harrojë territoret.
Çfarë do të ndodhë me forcën paqeruajtëse europiane është pyetja e tretë? Vetëm Britania, Franca dhe Turqia janë zotuar të dërgojnë trupa për armëpushim, por është e qartë se ato nuk do të jenë të mjaftueshme.
Duke qenë se Rusia nuk dëshiron trupat e NATO-s pranë kufijve të saj dhe ka hezitim, për pasojë është e dyshimtë se cila do të jetë e ardhmja e kësaj nisme.
Por a janë garancitë e SHBA-së, siç kërkoi kryeministri britanik, të mjaftueshme për të “qëndruar” marrëveshja në të ardhshmen? Trump kërkon vetëm garanci financiare dhe asgjë tjetër, ndaj ka pasiguri edhe në këtë drejtim.
Së fundi, ndoshta pyetja më e madhe: A do të zbatohet ndonjëherë marrëveshja për mineralet e rralla? Të dyja palët u tërhoqën nga kërkesat e tyre fillestare, por sot kemi ardhur të flasim më shumë për një letër qëllimi, që do të nënshkruajnë të dy presidentët, sesa për një dokument detyrues.