Marrëveshja mes dy palëve do të krijojë 1,500 vende pune.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje kolosale mes kompanisë Hyundai dhe SHBA-së, me vlerë 20 miliardë dollarë.
Siç shpjegoi ai, ky investim është rezultat i besimit që gjiganti i automobilave tregon ndaj shtetit amerikan dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy palëve.
Shikoni videon:
Kjo marrëveshje përfshin krijimin e një fabrike çeliku në Luiziana, ndërsa ndërtimi i saj “do të hapë” 1,500 vende pune.
Mediat amerikane raportojnë se vlera e ndërtimit dhe personelit të kësaj fabrike të veçantë do të arrijë në 5.8 miliardë dollarë, duke treguar synimet e kompanisë Hyundai për investime reale, pas besimit të treguar nga tregjet ndërkombëtare me ardhjen e Trump në udhëheqjen presidenciale amerikane.