I bashkon lufta kundër SPAK, por militantët përpiqen t’i justifikojnë.
I bashkon PPSh-ja dhe Ramiz Alia dhe përsëri militantët përpiqen t’i justifikojnë, sepse nga ajo periudhë vinin, thonë.
I bashkojnë të njëjtit biznesmenë injorantë miliarderë që bashkë krijuan, që bashkë i mbajnë dhe i shfrytëzojnë, teksa i majmin, për t’imjelë. Janë ata, që për tua rritur vlerat, i quajnë oligarkë, teksa ata janë thjesht polibankë e dy partive.
Krejt rastësisht, shkodranët demokratë panë në listat e tyre një njeri, që e shikojmë gjatë jetës së tim të jetë endur/orvatur me fitome astronomike në sektorin e industrisë farmaceutike.
Dikur, kandidati “shpellar” na paskësh qenë donator në Fondacionin e bashkëshortes së Sali Berishës.
Më pas, kandidatin e gjejmë shok dhe bashkëpunëtor të ministrit socialist të shëndetësisë, sot në burg për korrupsion, Ilir Beqja.
Por kandidati ka lidhje edhe me Tom Doshin dhe PSD-në.
Më pas, jo larg, në vitin 2021 e shikojmë të jetë adhurues i Kryeministrit të Qeverisë të të burgosurve, teksa nuk kursehet të shpërndajë në profilin e tij në Facebook, postimet e “gjigantit” socialit të fasadave dhe drogës.

Kurse sot, emrin Kliti Hoti, shkodranët dhe shqiptarët e gjejnë në listat e mbyllura, të sigurta domethënë, të Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.
Cila është jeta politike dhe partiake e këtij njeriu? Cili është opozitarizmi i tij në këto 12 vite? Kush e futi këtë adhurues të Ramës dhe mik të Beqjes në listat e sigurta të PD-së?
Janë bashkë vallë krerët e partive të mëdha? Padyshim!
Janë duke u nëpërkëmbur socialistët dhe demokratët prej krerëve të tyre? Padyshim!
Përse i duhet një kandidaturë e tillë PD-së në Shkodër?
Siç mund të pyesim, pse i duhet një kandidate e djathë PS-së në Vlorë?
Kandidati pra quhet Kliti Hoti.

Ky person është pronar i kompanisë “Novartis Pharma Service Inc”, sot kandidat për deputet i PD-së, teksa thuhet se më përpara ishte në pazar me grupazhet përqark Edi Ramës për të qenë kadidat i PS-së, por ka qenë në trantativa për kandidaturë edhe me Tom Doshin e PSD.
Kompania që drejton ky person, sot kandidat i PD, është dëgjuar për një skandal dhe aferë në dhjetor 2021, kur në Portin e Durrësit u kapën 2 ton ilaçe kontrabandë. Po në të njëjtin muaj dhe vit u fol përsëri për të njëjtën kompani, kur në Rinas u kapën 1 milionë tableta ilaçesh, që përdoreshin dhe për përgatitje droge, por që kjo çështje, ky person dhe të tjerë të implikuar në këto transporte ilegale, nuk u hetuan.
Kompania e tij “Novartis Pharma Service Inc” është pjesëtare gjithashtu e rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”, si dhe e kompanisë “Delta Pharma”, e lidhur në aksione dhe pazare me ministrin e burgosur Ilir Beqja. Dhe kjo çështje prej 1 viti është nën hetim nga SPAK-u, për tendera fiktivë, për pastrim parash dhe tjetërsime aksionesh, veprime këto për të fshehur krimet ekonomiko-financiare.
Histori të tilla të personit kandidat dhe biznesit të tij duket të ketë shumë, por gjithkush bën natyrshëm pyetjet:
Pse ky dhe pse në PD?
Kush e futi në lista dhe kush e aprovoi qënien e tij në listat e sigurta?
Si arriti të penetrojë ky person në kupolën e PD-së?
A e ka paguar ky person kandidimin në PD?
I ka kaluar PD dhe Berisha nga një filtër kandidatët e PD-së në 12 Qarqe?
Unë dhe ju, të gjithë e kemi përgjigjen për çdo pyetje dhe nuk ka dyshim që jo vetëm Sekretari Noka e di shumë mirë kush është ky person, por edhe kryetari Berisha e di po aq mirë.
Historia ka marrë fund! PD u shndërrua në strehë të inkriminuarish, problematikësh, injorantësh dhe karavidhesh, në ngjashmëri thuajse identike me PS-në.
Dhe populli që gjithmonë e gjen edhe rrugën e tij, edhe zgjidhjen, në këto raste thotë: hajde siktet!
Keqardhje qe po kuptohet kaq vone dhe jo nga shumica se “demi” -monopolizimi i “listave”, (aq me teper, ato “te mbyllura”, te sigurta) nga kryetaret e partive, pra qe te ndalet ky “dem” i terbuar, duhet kapur nga “brirret” – te shfuqozohet i gjithe kuadri ligjor zgjedhor. Te zevendesohet ai me sistemin zgjedhor te meritokracise (nje i tille, qe e kam hartuar dhe propozuar 2 Presidenteve – gjendet i protokolluar ne arkive
pro me gjithçka shkruan!