Baza Sekrete Bërthamore e SHBA-ve në Grenlandë Është Tre Herë më e Madhe se Danimarka

/

Camp Century dhe Plani sekret “Iceworm”: Qyteti poshtë akullnajave.

Presidenti i 47-të i SHBA-ve Donald Trump, ka parashtruar qartë integrimin e Grenlandës në territorin dhe shtetin amerikan “për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Presidenti i SHBA-ve mbështeti idenë se populli i Danimarkës ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e tij dhe shënoi se shtetasit e Grenlandës “do të ishin të mirëpritur në SHBA”.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Grenlandës kanë rrënjë të thella. Në brigjet veriperëndimore të rajonit funksionon baza amerikane Pituffik, një instalim i rëndësisë së veçantë dhe kritike, për mbrojtjen ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s.

Atje ndodhen sensorët e zbulitmit dhe gjurmimit të raketave dhe sistemet e vëshgimit të hapësirës, që luajnë një rol nyjë për sigurinë e Amerikës së Veriut. Edhe pse baza u ndërtua në vitin 1943, aktiviteti amerikan në Grenlandë nuk ndaloi atje.
Në vitin 1959, Shtetet e Bashkuara krijuan Camp Century, një ansambël të nëndheshëm, poshtë akullnajave të Grenlandës, i cili zyrtarisht prezantohej si stacion shkencor. Në realitet përbënte pjesë të planit tejet sekret “Iceworm”, të ushtrisë amerikane.

Cili ishte qëllimi? Krijimi i një baze të shtrirë raketash bërthamore poshtë sipërfaqes së akullt, që do të mund të rezistonte dhe të mbijetonte edhe në rastin e një goditjeje të parë bërthamore.

Plani u hartua në kulmin e Luftës së Ftohtë, kur tensioni midis SHBA-ve dhe ish Bashkimit Sobjetik ishte në zenith. Pozicionimi i Camp Century, afro 150 milje në Lindje të bazës Pituffik, u përzgjodh stratigjikisht për të mbajtur rrjetin bërthamor në një sipërfaqe përafërsisht sa 3-fishi i territorit të Danimarkës.

Çfarë ndodhi me Camp Century;

Camp Century përbëhej nga 21 tunele nëntokësore, me një total gjatësie 3 kilometra, tunele të hapura mes akujsh. Sistemi funksionoi me ndihmën e një reaktori bërthamor, i cili siguronte energjinë e nevojshme.

Plani parashikonte instalimin e 600 raketave bërthamore poshtë akujve, të afta të godisnin 80% të objektivave të Bashkimit Sovjetik dhe Europës Lindore, në rast konflikti.

Sakaq, në vitin 1967 projekti u abandonua, pasi studime shkencore treguan se sipërfaqja e ngrirë e Grenlandës nuk ishte mjaftueshëm e qëndrueshme për të mbështetur një instalim të tillë. Kështu pra, Camp Century u braktis, duke lënë prapa mbetje nukleare që janë akoma dhe sot një kërcënim mjedisor.

Me kalimin e dekadave, baza u mbulua me afro 30m akuj dhe dëborë, duke e bërë atë të dukshme vetëm mes vëshgimit sarelitor dhe radarëve, siç ndodhi kohët e fundit nga disa raketa vëshgimi të NASA-s nga hapësira.

Ekzistenca e Camp Century mbeti e panjohur për publikun deri në vitin 1996, kur dolën në dritë dokumenta sekrete që zbulonin shkallën dhe shtrirjen e operacionit. Deri atëherë plani ishte një fjalë që pëshpëritej korridoreve të historisë së ushtrisë amerikane.



Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Ka Bërë të Qartë Pozicionin në NATO, si Paralajmërim për Britaninë & Francën: “Neni 5 Joaktiv Nëse Hyni në Ukrainë”!

Next Story

Përmbysje Politike në SHBA – Trump: “Është e Mundur që të Kërkoj Një Mandat të Tretë Presidencial – Ka mënyra!”

Latest from Info