Ajo ishte në një zonë lufte për një kohë të gjatë, tha Departamenti i Shtetit.
Ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink jep dorëheqjen, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Vendimi vjen duke shkaktuar pasiguri edhe më të madhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit.
“Ambasadorja Brink po jep dorëheqjen. Ajo shërbeu në Ukrainë për tre vite… kjo është një kohë e gjatë në një zonë lufte”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një përgjigje me e-mail për Reuters.
Ambasadorja padyshim që nuk mban dot më ngarkesën e atyre që i kërkon ende Deep State për të kryer, ose nuk pranon t’i bindet linjës së politikave të Trump dhe gjen “shpëtim” mes dorëheqjes.
Sidoqoftë, këto janë shenjat e rënies së gurëve të kështjellës së Deep State.