Medvedev i Drejtohet Kancelarit në Ardhje Gjerman, Merz, për “Shkatërrimin e Urës së Krimesë”: “Je Nazist”!

/

“Kjo do të na çojë vetëm në përshkallëzimin e luftës”, thotë D. Peskov.

“E ashpër” ishte përgjigja e zv.presidentit të Këshillit Rus të Sigurisë Dimitri Medvedev, lidhur me deklaratat e kreut të Partisë Kristiandemokrate (CDU) të Gjermanisë, Merz.

Specifikisht, deklarata e kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë në një intervistë që dha të dielën, mes së cilës, mbështeti mes të tjerash, shkatërrimin e urës ruse të gadishullit të Krimesë që i është bashkëngjitur Rusisë, shkaktoi reagimet e ashpra të Medvedev.

Në intervistë dhënë të dielën në kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD, Merz i cili pritet të zgjidhet kancelar nga Bundestag-u më 6 Maj, deklaroi se ushtria ukrainase duhet të dalë nga pozicioni mbrojtës, duke theksuar se në rast goditjesh të mëtejshme nga Rusia, Ukraina duhet të jetë e aftë të sigurojë që “për shembull, nyja më e rëndësishme lidhëse mes Rusisë dhe Krimesë të shkatërrohet”.

“Mendoje prapë, Nazist!”, theksoi në një postim të tij ish presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev, aktualisht zv.president i Këshillit Rus të Sigurisë.

“Merz-in e tërheqin kujtimet e babait të tij, që i shërbente pushtetit të Hitlerit”, shkroi Mervedev.

Medvedev akuzoi politikanin gjerman se synon të përshkallëzojë luftën në Ulrainë.

Kievi ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se dëshiron të bombardojë urën e Krimesë, një lëvizje për të cilën Moska ka dhënë një seri paralajmërimesh.

Kreu i partisë CDU shkaktoi gjithashtu reagimet e ashpra të Moskës, teksa premtoi në intervistën e së dielës për dorëzimin tek forcat e armatosura ushtarake të Ukrainës, të sistemeve raketore Taurus.

“Kjo do të çojë vetëm në përshkallëzimin e luftës”, theksoi përfaqësuesi i Kremlinit Dimitri Peskov, duke mbështetur idenë se edhe shtete të tjera të Europës mbajnë qëndrim të njëjtë me çështjen, “fakt që shkaktoi dështimin e negociatave për paqe dhe vazhdimin e luftës”.

Peskov tha gjithashtu se Merz deklaroi qartë dhe hapur se, si kancelar do të mbajë “një qëndrim më të ashpër, i cili pashmangshmërisht do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Ukrainë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Industritë Gjermane & Europiane Bëjnë Thirrje për Kthimin e Menjëhershëm të Gazit Rus: "Na Duhet Urgjentisht"!

Next Story

Përmbysje në Britani: Partia "Reform" e Farage Është Partia e Parë me 30% Sipas Një Sondazhi!

Latest from Info