Turqi: Mbi 120 Pasgoditje nga Tërmeti 6.2 Rihter – “Mund të Preket Egjeu i Veriut” Thotë Sizmiologu Papadopoulos!

/

Mijëra banorë në lagjen Bahçeli kanë ngritur çadra dhe po qëndrojnë jashtë.

Më shumë se 120 pasgoditje janë regjistruar në Stamboll, pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi pasditen e së mërkurës.

Ky numër, deri në orën 19:00 me orën lokale.

Në të njëjtën kohë, sizmologu Gerasimos Papadopoulos nuk e përjashton skenarin që edhe rajoni grek të mund të preket nga thyerja e Anadollit të Veriut.

“Për momentin nuk na kërcënon” dhe këtë e them (që tërmeti nuk kërcënon Greqinë) për dy arsye. E para është se që të ndodhë ky ngacmim dinamik, siç ishte tipik ai i tërmetit të vitit 1999, nevojiten magnituda më të mëdha. “Tërmeti nuk ishte mjaftueshëm i madh.”

“Nga ana tjetër, ne e dimë se çarja e Anadollit të Veriut që kalon përmes Detit Marmara dhe aktivizoi tërmetin e sotëm, vazhdon dhe degëzohet në Egjeun e Veriut. Është e mundur që kjo lëvizje në afat të mesëm të stimulojë thyerjet në Egjeun e Veriut. Është një mundësi e hapur, nuk mund të themi asgjë me siguri”, shpjegon sizmologu.

Kur u pyet nëse tërmeti 6.2 Rihter është tërmeti kryesor në pllakë, Gerasimos Papadopoulos tha: “E vërteta është se zona ka një histori tërmetesh të mëdha, siç ishte tërmeti vdekjeprurës i vitit 1999. Prandaj, priten tërmete më të forta në të ardhmen, gjë që është matematikisht e sigurtë. Pra, ky nuk është tërmeti i madh, një më i madh është i pashmangshëm.”

Sipas Televizionit shtetërot grek ERT, mijëra banorë në rajonin e Bahçelit kanë ngritur çadra dhe po qëndrojnë jashtë për t’u mbrojtur nga lëkundjet e mundshme të forta, ndërsa deri në orët e vonëta të narës janë regjistruar mbi 130 pasgoditje, me intensitetin më të lartë ndër to, tërmet tjetër të shkallës 4.5 të shkallës Rihter.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mesazhi i Zemëruar i Trump për Zelenskin: "Po Vret Vendin Tënd"!

Next Story

Tronditet WEF: Fillojnë Hetimet Kundër Klaus Schwab – Akuzat Kundër Tij

Latest from Info