Përfaqësim apokaliptik me rrugën e reve nukleare!
Shkencëtarët francezë kanë paraqitur një hartë zbuluese të rrugës që ka ndjekur reja radioaktive pas aksidentit të Çernobilit.
Paraqitja grafike e animuar tregon përhapjen e resë radioaktive që udhëtoi mbi Europë dhe gjithë botën, midis 26 prillit 1986 dhe 9 majit të të njëjtit vit.
Ngjyrat e paraqitjes së mëposhtme (e verdhë, portokalli, e kuqe e çelët, e kuqe dhe e kuqe e errët) tregojnë përmbajtjen e ‘Becquerel‘ për metër kub ajër në atmosferë.
Sipas një studimi nga Instituti Francez për Mbrojtje Radiologjike dhe Siguri Bërthamore (IRSN), reja radioaktive (Cezium 137) filloi të hynte në Shqipëri më 2 maj 1986, e Premten e Madhe.
Infeksioni vazhdoi të përhapej në Shqipëri dhe e përfshiu të gjithë vendin deri në mesditën e së Shtunës së Madhe, më 3 maj 1986.