Ekspertët kanë identifikuar gjashtë zakone që Musk këmbëngul se duhet t’i braktisim për të hapur rrugën drejt suksesit të vërtetë.
Duke u thelluar më shumë në intervistat, postimet në Twitter dhe fjalimet e Elon Musk, ekspertët kanë identifikuar gjashtë zakone të Musk.
Le të shohim se cilat janë ato dhe pse heqja dorë prej tyre mund të transformojë rrugën tuaj drejt suksesit.
- Duke i dhënë shumë rëndësi kritikës, sa shpesh hezitoni, sepse shqetësoheni për atë që mund të thonë të tjerët?
Musk shkroi dikur: “Kërko vazhdimisht kritikat. Një kritikë e menduar mirë për atë që bën, është po aq e vlefshme sa ari”.
Por ka një paralajmërim të rëndësishëm: Musk kërkon kritikë konstruktive, jo miratim.
Në botën e Musk, nëse je vazhdimisht i preokupuar me atë që mendojnë të tjerët, pengon inovacionin dhe kreativitetin.
Rritje e vërtetë do të thotë të pranosh kritikat, por të mos lejosh që opinionet negative të përcaktojnë rrugën tënde.
- Ju shtyni vendimet!
A jeni ndjerë ndonjëherë i bllokuar edhe në vendime të thjeshta? Musk thekson vendimmarrjen e shpejtë, duke argumentuar se shtyrja jo vetëm që vonon rezultatet, por edhe e vret vrullin.
“Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër teje, duhet ta bësh”, tha ai dikur.
Vendimmarrja e suksesshme përfshin marrjen e rreziqeve të shpejta dhe të informuara. Strategjia e Musk nuk ka të bëjë me pakujdesinë, por me njohjen e momentit, ku shpejtësia është më e rëndësishme sesa përsosmëria.
Hulumtimet e mbështesin atë: psikologët kanë zbuluar se paraliza e vendimmarrjes pengon ndjeshëm suksesin.
- Të ndalesh te dështimet e së kaluarës!
Ngrini dorën nëse i rikujtoni gabimet e së kaluarës, vazhdimisht. Këshilla e Musk është e thjeshtë: ec përpara.
Mendoj, po, por fiksohem? Absolutisht jo! Karriera e Musk në biznes është plot me pengesa, nga lëshimet e dështuara të raketave në SpaceX deri te vështirësitë e hershme me Tesla-n.
Por sekreti i tij është që të mos ngecë kurrë në trishtim. Ai e trajton dështimin si një mjet mësimi dhe jo si një pengesë të përhershme.
- Ngarkesa e tepërt!
A mendon se të qenit i ngarkuar të bën më efektiv? Musk nuk është dakord – dhe shkenca e mbështet atë.
Pavarësisht se menaxhon disa kompani të profilit të lartë, Musk këmbëngul të përqendrohet në një detyrë në të njëjtën kohë, duke maksimizuar produktivitetin dhe kreativitetin.
Të qënit shumë i ngarkuar e ndan vëmendjen, zvogëlon efektivitetin tënd dhe rrit stresin.
Hulumtimet neuroshkencore konfirmojnë se angazhimi i shpeshtë zvogëlon produktivitetin dhe performancën njohëse.
- Shmangia e shqetësimit!
A i keni shmangur ndonjëherë mundësitë thjesht, sepse ju janë dukur të pakëndshme ose të rrezikshme? Musk është i qartë për këtë: rritja e vërtetë, rrallë herë ndodh në zonën e rehatisë.
Ndërtimi i një marke të suksesshme makinash elektrike ose lëshimi privat i raketave në hapësirë nuk ishte i rehatshëm – ishte jashtëzakonisht i vështirë.
Musk këshillon përqafimin e vuajtjes si rrugën drejt rritjes, duke argumentuar se përballimi i sfidave me guxim zgjeron aftësitë dhe qëndrueshmërinë tuaj.
Studimet tregojnë vazhdimisht se dalja e rregullt nga zona juaj e rehatisë, rrit ndjeshëm progresin personal dhe profesional.
- Kalimi i shumë kohe në internet!
A ju habit kjo? Pavarësisht pranisë së tij të famshme në X, Musk paralajmëron për kohën e tepërt që kalojmë para ekraneve, veçanërisht në mediat sociale.
Rekomandon përdorimin e qëllimshëm të mjeteve dixhitale, duke i shfrytëzuar ato si platforma komunikimi dhe mësimi dhe jo për shfletim të kotë dhe shpërqendrim të pafund.
Musk e kupton që shpërqendrimet dixhitale ulin ndjeshëm produktivitetin, kreativitetin dhe mirëqenien mendore.
Një studim thekson se shpërqendrimet e shpeshta dixhitale ndikojnë ndjeshëm në përqendrim, duke çuar në humbje të konsiderueshme të produktivitetit.
Përmbledhje
Heqja dorë nga këto gjashtë zakone nuk do ta transformojë jetën tuaj brenda natës, por heqja e graduale dhe e vazhdueshme e këtyre pengesave, hap rrugën për produktivitet, qëndrueshmëri dhe në fund të fundit për sukses.
Udhëtimi i vetë Musk-ut tregon të vërtetën e madhe: lënia pas e asaj që të pengon, mund të të çojë më tej, shumë më larg nga sa mund ta imagjinosh.
Nga rishpikja e automjeteve elektrike deri te pionierizimi i fluturimeve private hapësinore, bizneset e Musk janë të guximshme, ashtu si edhe personaliteti i tij.