“Po, nuk ishte… Për fat të mirë, ju na shpëtuat nga diktatura naziste.”
Gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale, Merz dhe Trump po diskutonin për Ukrainën kur Kancelari gjerman vuri në dukje se nesër – e premte, 6 qershor – është 81-vjetori i zbarkimit në Normandi, ofensiva e Aleatëve kundër trupave të Adolf Hitlerit, që filloi me pushtimin e trupave amerikane, britanike, kanadeze dhe franceze të lira në brigjet e Normandisë.
“Jam këtu, z.President, për të diskutuar më vonë sesi mund të kontribuojmë në këtë qëllim (për të ndaluar luftën në Ukrainë).”
Dhe vazhdoi: “Do të doja t’ju kujtoja se nesër është 6 qershori, përvjetori i zbarkimit në Normandi, kur amerikanët i dhanë fund luftës në Europë”, i tha Merz, presidentit Trump.
Në këtë pikë, Donald Trump “e xhiroi” disi kancelarin duke i thënë: “ajo ditë nuk ishte e këndshme për ju (Gjermaninë)”.
Germany's Merz: Tomorrow, June 6th, is the D-Day anniversary, when the Americans once ended a war in Europe.
— Clash Report (@clashreport) June 5, 2025
Trump: That was not a pleasant day for you.
Germany's Merz: In the long run, this was the liberation of my country from the Nazis. pic.twitter.com/zSyUEfdNTj
Merz u përgjigj, duke thënë se nuk ishte me të vërtetë një ditë e këndshme për Gjermaninë, por më pas e ktheu situatën dhe vazhdoi të thotë “në planin afatgjatë, ky ishte çlirimi i vendit tim nga diktatura naziste… Ne e dimë se çfarë ju detyrohemi. Amerika është përsëri në një pozicion shumë të fortë për të bërë diçka për t’i dhënë fund kësaj lufte, kështu që le të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë”.