Demokracia ra, në vendin ku dhe lindi?
Mitsotakis po instalon një diktaturë në bashkëpunim me arkadën tektone në Athinë, ndoshta dhe me ndihmë nga jashtë.
Shkelën dhe anuluan Kushtetutën.
Vendimi i Gjykatës Zgjedhore, i para dy ditëve ka grisur Kushtetutën Greke. Mes këtij vendimi iu merren mandatet e deputetit, 3 deputetëve të partisë së ekstremit të djathtë “Spartiates”, duke mos i dhënë të drejtë apo mundësi kandidatëve të radhës të hyjnë në parlament, apo zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në zonat elektorale ku këta deputetë janë zgjedhur.
Gjykata Zgjedhore, del mbi Kushtetutën, me aprovimin dhe përkrahjen e Mitsotakis (një tezë kjo), dhe vendos që Parlamenti Grek të vazhdojë të funksionojë me 297 deputetë dhe jo me 300 deputetë siç e parashikon dhe e imponon Kushtetuta.
Gjykata Zgjedhore ka për kompetencë të gjykojë mbi proçedurat zgjedhore, anikimimet e proçeseve zgjedhore, por nuk ka asnjë kompetencë mbi formimin dhe strukturimin e parlamentit dhe shtetit. Ndaj Vendimi i Gjykatës Zgjedhore është devijim anti-kushtetues, cënues i sistemit politik, teksa hyn dhe operon në territore ku nuk ka asnjë kompetencë, dhe e bën këtë teksa ka siguruar një dakortësi, apo një aprovim nga qeveria.
Me këtë vendim në Greqi është kryer një Grusht Shteti, ndoshta më i keq dhe më flagrant se ai i 21 prillit 1967 dhe instalimit të Juntës Ushtarake, apo edhe Grushtit të Shtetit të Ioanidhit të 25 nëntorit 1973.
Këta gjykatës duhet ndoshta të ishin arrestuar në flagrancë të zbardhjes së këtij vendimi anti-kushtetues dhe të ishin burgosur, teksa mes vendimit të tyre po përmbysin sistemin demokratik, shtetin dhe institucionet e tij të përcaktuara me Kushtetutë. Si mund të dalin disa gjyqtarë mbi Kushtetutën dhe të vendosin për numrin e deputetëve në Parlament? Ku është Presidenti dhe pse nuk po reagon për të sjellë në rend dhe disiplinë konstitucionale trupën ligjvënëse të zgjedhur me votën e popullit grek?
Jo vetëm kaq, kanalet televizive sistemike dhe shpurra mediatike e paguar po përpiqen të bindin popullin se “ç’të keqe ka nëse Parlamenti do të vazhdojë legjislaturën e tij jo me 300, por me 297 deputetë”. “Djemtë” e konstilacionit, veglat e WEF, Soros dhe devijancave globaliste janë dikatorët me suport nga jashtë dhe lloji më anti-atdhetar i drejtuesve të shtetit. Shikoni dhe të tjerë në Ballkan dhe Europë, tip Rama, që nuk kanë lidhje as me interesat e vendit, as me interesat e popullit, por janë instrumenta në duart e kupolës globaliste leftiste, “djemtë” e bindur të sistemit globalist dhe arpagonët që konstilacioni i lejoi të bëhen miliarderë, duke falimentuar ekonomitë e vendeve të tyre.
Parlamenti grek nuk mund të funksionojë me 297 deputetë, sepse në të, tani më nuk përfaqësohet vullneti i një pjese të elektoratit që ka votuar për këta 3 deputetë, që me një vendim gjyqësor, si në diktaturë, humbasin madatin e deputetit përgjithmonë, si dhe të drejtën për t’u zgjedhur.
Populli grek pret reagimin e partive të opozitës dhe padyshim që zhvillimet do të jenë tronditëse dhe shkundëse. Shpresojmë edhe përmbysëse!
***
Lexues, pas së gjithës, më duhet të shkruaj edhe këtë:
ndoshta sa më sipër është një formë për të zhdukur Mitsotakis-in nga pushteti. Pse mendojmë edhe kështu? Sepse Mitsotakis ka dashur t’i largojë këta deputetë nga Parlamenti prej kohësh dhe t’i zëvendësojë ata me disa të tijtë. Gjykata Zgjedhore i dha atë që dëshironte, largimin e deputetëve, por nuk i dha mundësinë e zëvendësimit.
Kjo është ana tjetër e monedhës dhe e analizës, që duhet ta shtrojmë dhe parashtrojmë, teksa logjika e ftohtë na çon drejt arsyetimit që Kushtetuta nuk diskutohet, me asnjë formë, prej askujt! Dhe që të ndodhë diçka e tillë, ndoshta do të jetë e madhe trazira që pason.
Do të mundet vallë Trump të shkulë nga Greqia farën e leftizmit globalist dhe jo vetëm, por edhe në vende të tjera të Ballkanit? Për t’u parë!
Kujtoj se edhe instalimin e Juntës Ushtarake të 1967-ës e kanë organizuar dhe mbështetur amerikanët.