Të paktën 200 raketa iraniane goditën Izraelin.
Raketa iraniane shkatërruan Ministrinë Izraelite të Mbrojtjes, siç shihet në një video: Rreth 10 raketa iraniane drejtohen drejt objekteve të ministrisë izraelite dhe shumica kanë arritu objektivin.
Megjithatë, njëra kaloi barrierën antiraketë dhe goditi objektin.
Deri më tani, Irani ka qëlluar me rreth 200 raketa balistike drejt Izraelit, në dy breshëri sulmesh, sipas vlerësimeve të reja nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Një zyrtar izraelit tha së fundmi se Irani do të paguajë një “çmim të papërballueshëm” për sulmet e tij me raketa në zonat civile.
Megjithatë, a është i madh dëmi në qytetin e Tel Avivit?
— Lord Bebo (@MyLordBebo) June 13, 2025
“Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz janë brenda një bunkeri duke vlerësuar situatën pas hakmarrjes së Iranit”, tha një zyrtar izraelit për CNN.
“Disa ministra izraelitë dhe anëtarë të Shefit të Shtabit po marrin pjesë gjithashtu në diskutim”, tha zyrtari.
“Sulmet izraelite ndaj Iranit vranë të paktën 78 persona, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë”, tha i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.
“Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica e tyre civilë”, tha Iravani, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për mbështetje me inteligjencë dhe furnizimin e Izraelit me armë të përdorura në sulme.

Të paktën një person u vra dhe 62 të tjerë u plagosën në sulmet iraniane në Tel Aviv, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës Magen David Adom (MDA).