Putini drejtuar Khameneit: “Regjimi iranian është në rrezik”.
Protesta e parë e përgjithshme kundër regjimit teokratik në Iran po përgatitet nga iranianët në bashkëpunim me shërbimet sekrete izraelite dhe perëndimore.
Sipas tyre, demonstrata e parë e përgjithshme do të zhvillohet sot në orën 9 të mbrëmjes në Teheran, megjithëse siç raportohet, demonstratat do të zhvillohen në të gjithë vendin me agjentë të Mossad-it të vendosur në pjesë të ndryshme të vendit.
Duhet theksuar se protestat janë planifikuar pas vrasjes së drejtorit të Policisë së Teheranit, Ahmadreza Radan.


Sipas informacioneve të tjera të paraqitura nga mediat izraelite, Presidenti rus Vladimir Putin e paralajmëroi udhëheqësin suprem fetar të Iranit, Ali Khamenei, se regjimi i tij ishte në rrezik pas bisedës telefonike që pati me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
