Konsiderohet e dhënë e padiskutueshme se bombat 30,000 paundëshe do të përdoren për të shkatërruar objektet bërthamore të Fordow në Iran.
Sipas zyrtarëve amerikanë që folën me agjencinë e lajmeve Bloomberg, po bëhen përgatitje për të nisur bombardime në Iran në ditët në vijim dhe konkretisht gjatë fundjavës.
Siç raporton agjencia, situata është ende fluide dhe mund të ndryshojë gjithçka nga ora në orë.
Duke folur dje me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit. “Ndoshta e bëj. Ndoshta jo. Askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha ai.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka pyetur këshilltarët e tij ushtarakë nëse bombat 30,000 paundëshe mund të shkatërrojnë objektet bërthamore të Iranit në Fordow, sipas Axios.
Bombat, të njohura si Depërtues, janë në arsenalin e SHBA-së, por Izraeli nuk i ka bombarduesit e nevojshëm për t’i përdorur ato.
Fordow është varrosur nën tokë në një thellësi që besohet të jetë përtej aftësive të armëve izraelite.
Zyrtarët e Pentagonit i kanë thënë Trump se besojnë se bombat mund të funksionojnë kundër Fordow, megjithëse ende nuk është e qartë nëse Trump është kaq i sigurtë, raporton Axios.
Bombat nuk janë përdorur kurrë në operacione luftarake, vetëm në teste.