Ajatollah Ali Khamenei Mesazh Kundër Amerikës, me Pamje Arkivolësh me Flamuj Amerikanë në Sfond: “Keni Hyrë në Luftë!”

/

Të gjithë po presin nga Teherani si do të reagojë. Teksa një pjesë e rëndësishme e tyre mendojnë nëse do të ekzistojë pas pak javë apo jo, nëse reagon në gjaknxehtësi.

Herët, të dielën në mëngjes, më 22 qershor, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare se, “amerikanët duhet të presin dëme më të mëdha dhe goditje më të rënda se kurrë më parë”.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se mesazhi i tij filloi me arkivole me flamuj amerikanë, ndërsa deklarata e tij ishte e qartë: “SHBA-të po hyjnë në luftë dhe kjo do të thotë se do të ketë 100% pasoja të dëmshme”.

Irani ka një arsenal të madh raketash balistike, rezultat i viteve të tëra zhvillimi dhe mbajtjes sekret me kujdes të këtij informacioni.

Irani ka një listë prej rreth 20 bazash amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme që i konsideron si objektiva të mundshme.

Një sulm i koordinuar me raketa apo edhe një “sulm i shpejtë” me dronë dhe motoskafë kundër njësive detare amerikane në Gjirin Persik, mund të dërgojë mesazhin e vendosmërisë të Teheranit. Por një skenar i tillë mbart një rrezik të lartë, të një lufte të përgjithshme dhe goditjesh të mëtejshme shkatërruese për Iranin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Goditi Iranin - Sulm i Suksesshëm & Moment Historik

Next Story

“Trafik” në Ngushticën e Hormuzit: 50 Anije Çisterna po Përpiqen të Largohen nga Gjiri Persik!

Latest from Info