Sulm Terrorist Ndaj Një Kishe Ortodokse në Damask – Diaboli & Ferri Brenda Kishës

/

Dëshmitë e besimtarëve janë tronditëse: “ishte sikur të kishte shpërthyer ferri brenda kishës”.

“Disa njerëz mbanin në duar fëmijë të plagosur!”

Autoritetet njoftuan se të paktën 20 persona humbën jetën dhe 52 u plagosën në sulmin terrorist që ndodhi në kishën ortodokse greke të Profetit Ilia në Damask, sipas raportit të fundit.

Siç raportoi më parë agjencia Reuters, një dëshmitar okular tha se një kamikaz hodhi veten në erë brenda kishës.

Siç përshkruan një dëshmitar: “E dëgjuam shpërthimin nga dy blloqe larg. Nxituam drejt kishës, ku skena ishte tronditëse: stola të thyera, ikona të rrëzuara në dysheme, gjak kudo. Disa njerëz mbanin në duar fëmijë të plagosur. Ishte sikur të kishte shpërthyer ferri brenda kishës”.

Një dëshmitare (Despoina) tjetër theksoi: “Ortodoksët grekë të Sirisë kanë humbur çdo ndjenjë sigurie. Sulmet kundër kishave tona janë një dukuri e përditshme që bota perëndimore i injoron. Ky nuk ishte thjesht një akt terrorist, ishte një mesazh terrori për të krishterët që po përpiqen të mbijetojnë dhe të mbajnë gjallë besimin e tyre në një rregjim islamik.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

“Trafik” në Ngushticën e Hormuzit: 50 Anije Çisterna po Përpiqen të Largohen nga Gjiri Persik!

Next Story

Të Shtëna me Armë në Një Kishë në Michigan

Latest from Info