Situata është mbytëse në ishullin Rodhos, aq sa disa njësi turistike kanë punësuar roje private.
Pakistanezët në Rodhos kanë formuar një bandë me qëllim kryerjen e akteve seksuale të shëmtuara dhe të neveritshme kundër plazhistëve dhe turistëve në plazhet e ishullit!
Sipas banorëve, pavarësisht ankesave për veprimet e sëmura të tre pakistanezëve, policia negligoi dhe i la të lirë.
Në fakt, rojet e sigurisë private në Rodhos i gjetën, i rrahën dhe dhunuan tre pakistanezët, të cilët kohët e fundit janë parë duke ngacmuar dhe përdhunuar turiste dhe jo vetëm.
Një nga rojet e sigurisë private përdori madje edhe shkop metalik të palosshëm.
Incidenti ndodhi në mes të ditës, në një kafene, kur rojet e sigurisë private hynë me forcë, pasi evidentuan tre dhunuesit pakistanezë.
Si gjatë incidentit ashtu edhe më pas, policia nuk u shqetësua të shfaqej në vendngjarje, duke treguar situatën e paligjshmërisë që mbizotëron në ishull, në muajt e fundit. Megjithatë, Vaso Harterou, një sipërmarrës i vogël shkroi për incidentin në një postim: “Këta emigrantë, që shteti i cilëson si “të gjorë” ngacmonin dhe përdhunonin gra në Rodhos!
Kishim arritur në pikën të kishim frikë të dilnim nga dyqanet, pasi pasi pakistanezët qarkullonin të dehur në mes të ditës dhe ndoshta edhe nën ndikimin e drogës…”.
Vala migratore në këto 10 vitet e fundit në Greqi ka krijuar probleme gjithandej dhe sidomos në vendet ku ka kampe apo Hot Spot-e emigrantësg nga Lindja dhe Afrika.
Shteti duket të jetë në letargji, ndërkohë që ligjin në dorë po e marrin vetë qytetarët në Greqi. Siguria publike është cënuar dhe nuk do të vonojë dita kur grekët të marrin ligjin në dorë dhe dhuna do të jetë pjesë e aktivitetit të përditshëm ndaj emigrantëve të paligjshëm, që kanë hyrë në Greqi, tërësisht të pakontrolluar dhe shumica janë me identitet flas.