Informacionet fillestare tregojnë të paktën për tre të vdekur dhe 34 të plagosur.
Një tren pasagjerësh doli nga shinat në një zonë të pyllëzuar në shtetin jugperëndimor të Baden-Württemberg, Gjermani.
Raportet fillestare tregojnë shumë të vdekur dhe të plagosur.
Informacionet fillestare tregojnë të paktën për tre të vdekur dhe 34 të plagosur.
Treni, që transportonte rreth 100 persona, doli nga shinat në një zonë të vështirë midis qyteteve Riedlingen dhe Munderkingen, sipas konfirmimit nga një zëdhënës i Policisë Federale të Stuttgartit.
“Dy vagonë të trenit ekspres rajonal Deutsche Bahn dolën nga shinat në zonën e Riedlingen në Baden-Württemberg. Kishte 100 persona në tren dhe disa pasagjerë janë plagosur. Nuk është e mundur të jepen informacione rreth gjendjes së tyre në këtë kohë”, tha së fundmi një zëdhënës i Hekurudhave Gjermane, ndërsa një zëdhënës i policisë sqaroi se shkaku i daljes nga shinat mbetet i paqartë.

Shkaku i daljes nga shinat është i panjohur.
Ambulancat dhe policia nxituan për të shkuar në vendngjarje.
Zona është goditur nga stuhi të forta në orët e fundit. “Sipas burimeve të shpëtimit, tre persona janë vrarë dhe të paktën 34 pasagjerë janë plagosur”, raporton Schwäbische Zeitung.
❗️❗️Tren de pasajeros descarrila en Alemania
— Sepa Más (@Sepa_mass) July 27, 2025
Un tren de pasajeros se descarrilló en el estado Baden-Württemberg, en el sureste de Alemania, causando la muerte de varias personas, recogen medios locales. pic.twitter.com/k5gSFEJnhz
Informacione të mëtejshme nuk janë publikuar.