SHBA: Ekstremisti i Majtë Vret me Gjakftohtësi Amerikanin e Djathtë Koservator & Aleatin më Premtues të Trump (video)

/

U qëllua me gjakftohtësi në qafë, ashtu si Donald Trump, por për fat të keq ndërroi jetë.

Aktivisti politik amerikan dhe shpresa e madhe e së djathtës në vend, Charlie Kirk, për fat të keq ka vdekur mbrëmjen e sotme.

Aktivisti patriot amerikan, Charlie Kirk, u qëllua nga një ekstremist i krahut të majtë ndërsa merrte pjesë në një aktivitet në Universitetin Utah Valley në SHBA.

Kirk, i cili është aleat i Trump dhe kreu i grupit studentor Turning Point US, po fliste në një tubim qytetarësh, kur u shfaq vrasësi i tij i krahut të majtë dhe e qëlloi me armë.

Themeluesi 31-vjeçar i Organizatës “Turning Point USA” po bënte një prezantim, kur u dëgjuan të shtëna, siç mund ta shihni në video.

Zëvendëspresidenti J.D. Vance, në një deklaratë, kërkoi “një lutje për Charlie Kirk”.

Drejtori i FBI-së, Cass Patel, në një postim në Platformën X, tha: “Po i monitorojmë nga afër raportet për të shtënat tragjike që përfshijnë Charlie Kirk në Universitetin e Utah-ut. Mendimet tona janë me Charlie-n, të dashurit e tij dhe të gjithë ata që janë prekur.”

Ai shtoi se agjentët e FBI-së do të jenë në vendngjarje së shpejti.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Katar: Shpërthime të Fuqishme nga Sulmi Ajror Izraelit në Doha – Udhëheqësi i Hamasit i Vdekur

Latest from Info