Putin: “Gjermanët Nuk Duan Gazin Rus – Me Dru do të Ngrohen? Edhe Drutë i Kemi Ne”!

/

“Vetëm Siberia ka dru zjarri me bollëk!”

Gjatë një eventi për botën e biznesit rus në prani të gazetarëve, presidenti rus nuk la pa komentuar politikën anormale gjermane, që e ka çuar ekonominë gjermane në reçesion dhe borxhe.

Putin, duke bërë shaka, por duke demonstruar problemin në të cilin ndodhet politika gjermane e energjisë, si me sanksionet e vazhdueshme që po i kthehen mbrapsht, ashtu edhe me politikat e tyre “të gjelbra”, deklaroi realitetin:

“Gjermania nuk dëshiron gaz natyror rus dhe nuk dëshiron të zhvillojë energji bërthamore. Pra, çfarë do të bëjnë? Apo do t’i ngrohin shtëpitë me dru? Por edhe nëse u duhen dru, do të duhet të shkojnë në Siberi për të gjetur dru, edhe drutë i kemi ne.”

Kujtojmë se Ministria e Ekonomisë në Berlin njoftoi se kujdestaria mbi asetet gjermane, të kompanisë ruse të naftës Rosneft, do të zgjatet deri më 10 mars të vitit të ardhshëm. Kjo është zgjatja e gjashtë e masës, e cila duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj dhe vjen pak para përfundimit të afatit përkatës, këtë javë.

Gjermani ende në vartësi të Rusisë për energjinë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Ekstremisti i Majtë Vret me Gjakftohtësi Amerikanin e Djathtë Koservator & Aleatin më Premtues të Trump (video)

Latest from Info