Shumë anije izraelite sulmojnë flotën ndërkombëtare që transportonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Arrestimet e para janë bërë tashmë, nata do të jetë e gjatë.
Izraeli ka nisur një operacion për të kapur flotën e aktivistëve “Global Sumud” që lundronte e ngarkuar me ndihma humanitare për në Rripin e Gazës, duke zbatuar një “ndërprerje” të plotë të komunikimit përmes bllokimit, ndërsa ushtarët hipnin në anije.
Sipas informacioneve të fundit, transmetimi i drejtpërdrejtë në Alma “u ndërpre” për një kohë, pastaj rifilloi dhe u ndërpre përsëri.
Aktivistja e njohur Greta në kohën e arrestimit të saj!
Already several vessels of the Hamas-Sumud flotilla have been safely stopped and their passengers are being transferred to an Israeli port.
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 1, 2025
Greta and her friends are safe and healthy. pic.twitter.com/PA1ezier9s
Flota “Global Sumud” në Gaza, raportoi se kishte zbuluar më shumë se 20 anije të paidentifikuara në radarin e saj vetëm tre milje detare larg.
Disa orë më parë, aktivistët në flotë thanë se “anijet luftarake” izraelite ishin afruar te disa prej anijeve dhe ishin angazhuar në “manovra të rrezikshme dhe frikësuese” në orët e para të ditës së sotme, ose pak pas mesnate.
Autoritetet izraelite nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
“Ato tashmë po vijnë drejt nesh. Dy duzina anijesh po na presin”, thanë aktivistët në një video të postuar në mediat sociale.
Dy pasagjerë të tjerë në flotë, përfshirë një ligjvënës nga partia spanjolle e Kompromisit, konfirmuan se anije të paidentifikuara po i afroheshin flotës.
Një nga burimet tha se flota mund të interceptohet brenda orës së ardhshme.
Izraeli ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet për të parandaluar që flota të arrijë në Gaza, duke pretenduar se bllokada detare që ka vendosur është e ligjshme.
Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të fundit të transmetuar nga agjencia Reuters, anijet që përbëjnë flotën ndërkombëtare për Gazën, pritet të kapen nga marina izraelite brenda orës së ardhshme. Sipas organizatorëve, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në anijet që marrin pjesë në mision.
Siç u bë e ditur, disa anije po i afrohen flotës ndërkombëtare që transporton ndihma humanitare në Rripin e Gazës, thanë për Reuters dy persona në bordin e këtyre anijeve.
Izraeli i ka paralajmëruar vazhdimisht aktivistët që të mos i afrohen kufijve të bllokadës detare që ka vendosur në Rripin e Gazës.
Flota ndërkombëtare që përpiqet të thyejë bllokadën detare të Gazës e ka akuzuar Izraelin për ngacmim të rrezikshëm.
Flota e ndihmës për Gazën u “rrethua në mënyrë agresive” nga një anije luftarake izraelite këtë mëngjes, tha në një deklaratë Flotaa Globale Sumud.
Aktivistët thanë se një anije e paidentifikuar, të cilën ata pretendojnë se ishte izraelite, frikësoi anijet e flotës së tyre dhe çaktivizoi komunikimet në disa prej tyre në orët e para të së mërkurës, ndërsa grupi vazhdoi t’i afrohej ngadalë bregdetit të Gazës.
Anija, sipas aktivistit brazilian Thiago Avila dhe të tjerëve, dëmtoi sistemet e komunikimit të disa prej anijeve të flotës, duke përfshirë anijet kryesore Alma dhe Sirius, dhe bëri “manovra shumë të rrezikshme”.
“Pavarësisht humbjes së sinjalit, askush nuk është lënduar dhe vazhdojmë të shkojmë në Gaza për të thyer rrethimin dhe për të krijuar një korridor humanitar”, shkroi ai në Instagram.
Greqia dhe Italia i bëjnë thirrje flotës ndërkombëtare të ndërpresë misionin!
Në një deklaratë të përbashkët, Ministritë e Jashtme të Greqisë dhe Italisë i bënë thirrje Flotës Globale Sumud të ndërpresë misionin e saj në Gaza dhe t’ia dorëzojë ndihmën humanitare Patriarkanës Latine të Jerusalemit, në mënyrë që ajo të marrë përsipër dorëzimin e saj të sigurtë në enklavën palestineze.
Roma dhe Athina lëshuan një apel të përbashkët drejtuar Izraelit të mërkurën, duke i kërkuar atij të sigurojë sigurinë e aktivistëve në bordin e një flote aktivistësh, e cila po përgatitet të pranojë ndërhyrjen izraelite për të parandaluar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.
Në të njëjtën kohë, të dy vendet u bënë thirrje aktivistëve të pranojnë një kompromis: t’ia dorëzojnë ndihmën Kishës Katolike, në mënyrë që ajo të mund ta shpërndajë atë në Gaza, duke shmangur kështu përballjen e drejtpërdrejtë me forcat izraelite.
Megjithatë, anëtarët e flotës e kanë refuzuar vazhdimisht propozimin, duke theksuar se një pjesë kyçe e misionit të tyre është të sfidojnë dhe të ekspozojnë bllokadën detare të vendosur nga Izraeli, të cilën ata e konsiderojnë të paligjshme.

Pas kundërshtimit të marinës ushtarake izraelite nga ana e aktivistëve të drejtuar nga Greta, fundi i tyre është ky që po zhvillohet në këto orë të para të mëngjesit të së enjtes, 2 tetor 2025, që po rezulton në arrestimin e aktivistëve.