Trump & Putin do të Takohen në Budapest – Ngrinë Ursula, Merz & co.

/

“Mund t’i japim fund kësaj lufte të turpshme midis Rusisë dhe Ukrainës!”

Telefonata zgjati më shumë se dy orë mes dy presidentëve.

Presidenti amerikan dhe homologu i tij rus ranë dakord të zhvillojnë një takim të këshilltarëve të lartë javën e ardhshme.

Presidenti amerikan dhe homologu i tij rus ranë dakord të zhvillojnë një takim të këshilltarëve të lartë javën e ardhshme, ndërsa po bëhen përgatitje edhe për një takim të dy udhëheqësve në Budapest, njoftoi presidenti amerikan pas telefonatës midis dy presidentëve.

Donald Trump njoftoi se kishte përfunduar bisedën e tij telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, duke e përshkruar atë si “shumë produktive” dhe duke zbuluar se të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një takim të këshilltarëve të lartë javën e ardhshme, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Sipas Trump, gjatë bisedës, u diskutuan gjerësisht marrëdhëniet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërsa në fund të bisedës, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen personalisht në Budapest, Hungari.

Postimi i Donald Trump, në të cilin presidenti amerikan shkruan:

“Sapo përfundova bisedën time telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, e cila ishte shumë produktive. Presidenti Putin më përgëzoi mua dhe Shtetet e Bashkuara për Arritjen e Madhe të Paqes në Lindjen e Mesme, diçka që ai tha se e kishte ëndërruar për shekuj. Unë besoj vërtet se Suksesi në Lindjen e Mesme do të ndihmojë në negociatat tona për të arritur fundin e luftës me Rusinë dhe Ukrainën.
Presidenti Putin falenderoi Zonjën e Parë, Melania, për angazhimin e saj me fëmijët. Ai ishte shumë mirënjohës dhe tha se kjo do të vazhdojë.

Gjithashtu kaluam shumë kohë duke folur për tregtinë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara pasi të mbarojë lufta me Ukrainën. Në fund të telefonatës, ramë dakord që javën e ardhshme do të ketë një takim të Këshilltarëve të Nivelit të Lartë.

Takimet fillestare nga pala e Shteteve të Bashkuara do të drejtohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, së bashku me disa individë të tjerë që do të emërohen. Vendndodhja e takimit do të përcaktohet.

Presidenti Putin dhe unë do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj lufte “të palavdishme” midis Rusisë dhe Ukrainës.

Unë dhe Presidenti Zelenski do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me Presidentin Putin dhe shumë më tepër. Besoj se me telefonatën e sotme u bë një përparim i madh.”

Ndërkohë që drejtuesit gjermanikë të BE-së, Ursula dhe Merz, por edhe të tjerët e ngjashëm në lloj, ideologji dhe “përdorim” kanë shtangut nga lajmi. Presidenti Putin, pritet që me avionin ushtarak rus të presidentit, të kalojë në hapësirën ajtore të BE-së dhe do të ulet në zemër të Europës, në Hungari.

Dy presidentë dhe disa kryeministra përkrah tyre në Europë, Lindje dhe gjetiu, që po shkruajnë një epokë të re në historinë e botës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Në Fluturim e Sipër u Shmang Aksidenti Fatal i Avionit me Sekretarin Amerikan të Luftës!

Next Story

Trump Kërcënon Hamas-in Nëse Nuk Çarmatoset: "Nëse Nuk e Bëjnë Vetë do e Bëjmë me Dhunë!"

Latest from Info