Zyrtarët e inteligjencës dërgojnë mesazhe në lidhje me veprime të mundshme, që mund të ndodhin kundër presidentit rus, gjatë vizitës së tij në Budapest, paralajmërim që i referohet britanikëve si armiq.
Një agjent britanik i MI6, tha se, Mbretëria e Bashkuar po planifikon të vrasë Presidentin rus Vladimir Putin gjatë takimit të tij me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Budapest.
Deklarata e mësipërme “vjen” pasi një ish zyrtar i inteligjencës ruse paralajmëroi presidentin Putin, që të “zhvendosë takimin në Dubai për arsye sigurie”.
Si mund të vritet Putin?
Gjatë fluturimit të tij nga Moska në Budapest, vrasja mund të realizohet duke rrëzuar aeroplanin e tij, me dron në Budapest, me dron që mund t’i shpëtonte kundërmasave elektronike të shërbimeve të sigurisë…

Në veçanti, ish agjenti rus i SVR-së, Andrei Bezrukov, paralajmëroi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për një atentat të mundshëm në Budapest.
Në të njëjtën kohë, i kërkoi që takimi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ta zhvendosë në Dubai.
“Jam i shqetësuar shumë, shumë, në lidhje me udhëtimin në Budapest, të presidentit Putin”, tha agjenti, për disa rrjete europiane të informacionit dhe informimit.