Imagjinoni habinë e saj kur zbuloi se kishte ndryshuar emrin në platformën online në Jean-Michel.
Franca po kalon në trazira për shkak edhe të Brigitte Macron! Gruaja e presidentit, Emmanuel Macron, zbuloi se është e regjistruar në dosjet tatimore me emrin mashkullor Jean-Michel!
“Një zbulim që shkaktoi panik në Pallatin Elysée”, shtator 2024. Ashtu si të gjithë qytetarët francezë, Brigitte Macron konsulton hapësirën e saj personale në faqen e internetit të taksave. Imagjinoni, habinë e saj kur zbuloi se kishte ndryshuar emrin e saj në platformën online në Jean-Michel.
Me këtë anekdotë të pabesueshme fillon dokumentari BFMTV nga koleksioni Ligne Rouge, kushtuar Zonjës së Parë, i cili u transmetua të dielën në mbrëmje në kanalin e lajmeve 24-orëshe.
LIGNE ROUGE: De la rumeur au complot, l'affaire Brigitte Macron
— BFMTV (@BFMTV) October 24, 2025
📺 Un épisode qui sera à retrouver dimanche à 21h sur BFMTV (canal 13) pic.twitter.com/ojcC9nLqE7
“Në vend që të shkruante Brigitte Macron, ishte regjistruar si Jean-Michel”, kujton Tristan Brommet, shefi i stafit të Emmanuel Macron, i cili flet në filmin 35-minutësh.
“Përtej tronditjes dhe neverisë, ndihesh plotësisht çorientuar”, shton ndihmësi më i ngushtë i Brigitte, i cili shfaqet në kamera për herë të parë për të folur për rastin. “Jo vetëm kaq, por është një fushë (në faqen e internetit të autoriteteve tatimore) që as nuk mund të modifikosh të dhëna”, shpjegon ai.

