Trump & Xi Takohen në Korenë e Jugut për të Arritur Një Marrëveshje Tregtare

/

“Duhet të punojmë së bashku!”

Presidenti kinez i tha homologut të tij amerikan se vendet e tyre duhet të përpiqen të jenë “partnerë dhe miq” pavarësisht dallimeve mes tyre.

Takimi i presidentëve të SHBA-ve dhe Kinës në aeroportin e Busanit në Korenë e Jugut u yhvuillua në një atmosferë të përzemërt.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se mezi priste një “takim shumë të suksesshëm” me homologun e tij kinez Xi Jinping, të cilin e përshkroi si një “negociator të shkëlqyer” në fillim të bisedimeve të tyre.

Nga ana e tij, Xi i tha Trump se ishte shumë i kënaqur me takimin e tyre, duke vënë në dukje se në kontaktet e mëparshme midis dy qeverive kishte një konsensus për të arritur marrëveshje. Xi Jinping tha gjithashtu se rritja e ekonomisë kineze nuk kërcënon vizionin e Trump për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.

Presidenti kinez i tha homologut të tij amerikan se vendet e tyre duhet të përpiqen të jenë “partnerë dhe miq” pavarësisht dallimeve të tyre.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të marrin përsipër së bashku përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha dhe të punojnë së bashku për të zbatuar projekte ambicioze (…) në dobi të të dy vendeve tona dhe të gjithë botës”, tha Xi në fillim të takimit të të dy udhëheqësve në Busan të Koresë së Jugut.

Pas takimit në Alaskë me presidentin rus Putin, ky është takimi i dytë më i rëndësishëm i Donald Trump!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Luftë në Rio de Janeiro: Imazhe Ukraine – 64 të Vdekur në Operacionin Anti-Kartel

Next Story

Rusia i Ofron "Garanci Sigurie" Vendeve të BE-së & NATO-s!

Latest from Info