Medvedev: “Sa më Shumë Fonde t’i Jepni Ukrainës, Aq më Shumë Territore do të Pushtojmë”!

/

Gjatë deklaratave të tij, Medvedev argumentoi se fati i Ukrainës me ndihmën perëndimore do të jetë i ngjashëm me atë të Afganistanit.

Dmitri Medvedev, gjatë deklaratave të tij të hënën (11/3), theksoi sesa më shumë para të shpenzojë Perëndimi për të mbështetur Ukrainën, aq më i madh do të jetë kthimi i territoreve në Rusi.

“Këto para mund të përdoren për të ndërtuar një Ukrainë të re, neutrale dhe të begatë. Por nuk ishte e thënë të ishte kështu”, tha Medvedev, duke bërë një krahasim me rastin e Afganistanit, ku SHBA-të shpenzuan 2.3 trilionë dollarë për të transferuar pushtetin nga talebanët te talebanët, gjatë periudhës 2001-2021.

Ai argumentoi se fati i Ukrainës me ndihmën perëndimore do të ishte i ngjashëm me atë të Afganistanit.
“Kthimi i qytetarëve rusë dhe pushtetit rus në rajonet tradicionale ruse është i pashmangshëm”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania: AfD Avancon në Sondazhe – Partia e Alice Weidel Përsëri e Para

Next Story

"Trump do të Dërgojë Tanke, Helikopterë & TOMA në Greqi" - Listë e Detajuar e Armëve që Marrin Forcat e Armatosura Greke

Latest from Info