Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter u ndje në Atrikë pak para mesnatës.
Tërmeti u regjistrua sipas qendrës sizmiologjike në orën 23:04.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 31 km në veriperëndim të Skyros, shumë pranë Athinës, e cila është lëkundur ndjeshëm dhe ka krijuar panik tek banorët.
Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në shumë zona në jug të ishullit Skyros, përveç rajonit të Attikës.
Nuk dihet deri për momentin, nëse është tërmeti kryesor, apo do të pasohet nga të tjerë.
Nuk ka informacion deri më tani për dëme materiale, apo lëndime në njerëz.


