Kancelari Merz bën thirrje për standarde uniforme sigurie për tregjet e Krishtlindjeve në vend.
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në thelb, foli për fundin e tregjeve të Krishtlindjeve pa shqetësime, siç i ka njohur e gjithë bota në Gjermani deri më tani, ndërsa rreziku shqetëson edhe Austrinë, Francën, Britaninë dhe të gjitha vendet europiane në përgjithësi.
🚨NEW: In Germany, large crowds of Muslims walk directly through a Christmas market chanting:
— The British Patriot (@TheBritLad) November 18, 2025
“There is no God but Allah , Allah Akbar”
This is the true face of Islam. pic.twitter.com/uKkFIB0mcY
62% e gjermanëve thonë se kanë frikë të vizitojnë tregjet e tyre të preferuara të Krishtlindjeve, duke përmendur kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve terroriste që i kanë shndërruar hapësirat publike festive në skena tragjedie.
Tregjet e fortifikuara në qytete anembanë Gjermanisë, me blloqe betoni, barriera ambulante dhe patrulla policie, po shkaktojnë frikë shtesë tek qytetarët.
Ndikimi psikologjik i sulmeve të viteve 2016 dhe 2024 është i madh.
Arsyeja është se kancelari vetë, bëri thirrje për masa sigurie “uniforme” dhe standarde të përbashkëta organizative në të gjithë Gjermaninë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të të gjitha autoriteteve të përfshira.
Sulmet, kryesisht nga islamistët nga Lindja e Mesme, i kanë njollosur këto ditë të bukura me gjak, për tre vite rresht si në Gjermani, ashtu edhe në vende të tjera.
Kancelari nga Halle, Saksonia-Anhalt, tha: “Jam thellësisht i shqetësuar që nuk mund të organizojmë më tregje të Krishtlindjeve, madje as në qytete më të vogla, pa një plan gjithëpërfshirës sigurie.”
Deklarata e tij u bë në përgjigje të incidentit në Magdeburg, ku më 20 dhjetor 2024, Taleb al-Abdulmohen përplasi makinën e tij në turmën e tregut, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur më shumë se 300.
Kancelari Merz theksoi se “qeveria federale nuk mund të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë. Kjo është përgjegjësi e forcave policore të shtetit”.
Shkurt, Kancelari po sugjeron që landet të bashkëpunojnë për sigurinë e tregjeve të Krishtlindjeve, përndryshe udhëheqësit duhet të mendohen dy herë për këtë.
Kancelari nuk lëshoi urdhër ndalim për këto tregje, por theksoi masat e përbashkëta që duhet të merren në funksion të festave të Krishtlindjeve.
Paqja fetare në Europë është në gjendje shumë të keqe, pasi një pjesë e madhe e islamistëve ekstremistë me lidhje me organizatat terroriste, po përpiqen të përhapin frikë në shumë vende, gjatë Ditëve të Shenjta.
Kreu i Saksonisë-Anhalt, Rainer Haselow (CDU), siguroi se çështjet e sigurisë janë zgjidhur dhe tregu në Magdeburg do të funksionojë normalisht këtë vit.
Ai theksoi se “tregjet e Krishtlindjeve janë pjesë e kulturës sonë dhe duhet të mbeten një pjesë integrale e jetës sonë kulturore”.


