BE Refuzon t’i Kthejë Italisë, Arin e Saj në Romë!

/

BQE: “Është në Frankfurt nën kontrollin tonë!”

Partia e Giorgia Melonit ka hyrë në një mosmarrëveshje me Bankën Qendrore të vendit (e cila, i bindet urdhrave të BQE-së) dhe BE-në mbi rezervat e arit, pasi i mohojnë qeverisë italiane kthimin e arit italian, në Itali.

Ky veprim intensifikon konfliktin e qeverisë me elitën teknokratike të vendit, e cila është në marrëdhënie të mira me Bankën Qendrore Europiane me seli në Frankfurt.

Muajin e kaluar, Lucio Malan, kreu i partisë së krahut të djathtë në Senat dhe një aleat i ngushtë i Melonit, paraqiti një amendament në buxhetin e vitit 2026 që do të konfirmonte pronësinë e shtetit italian të rezervave të arit, me vlerë gati 290 miliardë euro të mbajtura nga Banka e Italisë.

Vlera e rezervave të Bankës së Italisë është rritur me 60% gjatë vitit të kaluar falë një rritjeje globale kryesisht të nxitur nga blerjet prej bankave të tjera qendrore.

Banka Qendrore Europiane publikoi një opinion negativ mbi ligjshmërinë e propozimit të mërkurën, duke i kujtuar drejtpërdrejt Romës se Traktati i BE-së i jep Eurosistemit të drejtat ekskluzive për të mbajtur dhe menaxhuar rezervat valutore të vendeve që përdorin euron.

***

Sa më sipër do të thotë që vendet nuk janë më sovrane dhe se Bashkimi Europian është një strukturë okupatore e ekonomive dhe strategjive politike të vendeve anëtare.

Fakti që Meloni kërkon kthimin e arit në Romë, do të thotë se diçka e madhe pritet të ndodhë. Dhe fakti që refuzohet kthimi i arit, na bind edhe më shumë për atë që vjen dhe do të ndodhë, dhe që sigurisht nuk do të jetë aspak e mirë për popujt dhe vendet e tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Viktor Orbán Ka Lëshuar Një “Rakete”: “Udhëheqësit Europianë Kanë Vendosur që Europa të Hyjë në Luftë”!

Next Story

Ukraina Është Shndërruar në Një Qendër Ndërkombëtare Korrupsioni

Latest from Info