Bota varfërohet, ndërsa eurokratët shpërblejnë veten me rritjen e 8-të të pagave nga viti 2022.
Tetë rritje në tre vjet, kur populli vuan.
Pagat e 67,400 nëpunësve civilë të BE-së vazhdojnë të rriten. Me efekt prapaveprues nga 1 korriku, eurokratët aktivë dhe në pension do të marrin një rritje page prej 3%. Kjo është rritja e tetë e pagave që nga fillimi i vitit 2022, një total prej +22.8%.
E kuptoni sesi po tallen me popujt?
67,400 nëpunësit civilë të BE-së, parazitë në thelb, aktualisht po marrin rritjen e tetë të pagave të tyre në vetëm tre vjet.
Me efekt prapaveprues nga korriku 2025, ata do të marrin një rritje shtesë prej +3%, një shtesë prej 365 milionë eurosh, para që do t’u mbahen drejtpërdrejt taksapaguesve europianë.
Që nga fillimi i vitit 2022, pagat në Bruksel janë rritur me 22.8%, ndërsa miliona europianë luftojnë me inflacionin, krizën energjetike dhe humbjet reale të pagave.
Një zyrtar i përhershëm i BE-së (me një pagë bazë prej 3,754 € neto plus shtesat) merr 110 € shtesë në muaj. Ursula von der Leyen merr 1,000 € shtesë përveç pagës së saj bazë, e cila arrin në 35,800 €.
Komisionerët marrin 850 € shtesë përveç pagës së tyre, e cila arrin në 29,250 € dhe 30,500 pensionistët ish punonjës të e BE-së, janë gjithashtu shumë të lumtur, pensionet e tyre po rriten.
Deri në vitin 2045, pensionet do të rriten nga 2.4 miliardë euro në 3.231 miliardë euro në vit dhe deri në vitin 2070 në mbi 5 miliardë euro, të financuara nga ata që nuk kanë siguri as për veten e tyre.
Justifikimi për këtë plaçkitje në Bruksel është cinik: Rritja supozohet se bazohet në inflacionin dhe koston e lartë të jetesës në Bruksel, siç llogaritet nga Eurostat, një agjenci që varet nga Komisioni. Edhe shtetet anëtare janë në panik, teksa mes një dokumenti konfidencial paralajmërojnë për “rritje dramatike të barrës” dhe kërkojnë vendosjen e një tavani. Por më kot, sepse nga viti 2022, dy herë në vit, rritjet do të përshtaten automatikisht, ndërsa BE-ja nxit inflacionin e vet me “Marrëveshjen e Gjelbër”, sanksionet dhe miliarda në pagesa transfertash.
Ndërsa Greqia, Italia dhe Spanja kanë vuajtur për vite me radhë nën masat shtrënguese të Brukselit, me mbyllje fabrikash dhe ulje pensionesh, burokratët që vendosën masat shtrënguese po pasurohen.
Pensioni maksimal prej 70% të pagës së fundit, imuniteti, vilat, fluturimet e klasit të parë, të gjitha të paguara nga qytetarët që kursejnë në benzinë dhe vrapojnë të blejnë ushqime në supermarketet me zbritje si Aldi & Lidl.
BE-ja nuk është më një organ qeveritar. BE-ja është një kartel i mbyllur, me interesat e veta autonome, i cili minon parlamentet kombëtare dhe fryn xhepat e vet.
Këshilli Europian miraton rritjet, edhe pse supozohet të përfaqësojë shtetet anëtare. Ky raund i tetë rritjesh e vërteton këtë: BE-ja është bërë një aleancë egoiste, individualiste që kujdeset vetëm për interesat e veta.
Popujt që vazhdojnë dhe paguajë pa protestë, bëhen bashkëpunëtor në plaçkitjen që u bën BE-ja.
Ky shfrytëzim i taksapaguesit europian duhet të ndalet sa më shpejt! Dhe do të ndodhë!


