“Axhenda sekrete” e BE-së dhe plani i “BiG Brother”!
Qeveria britanike planifikon të zgjerojë masat e mbikëqyrjes duke instaluar kamera të afta për të “analizuar” lëvizjet dhe emocionet në hapësirat publike.

Kjo iniciativë thuhet se ndihmon në parandalimin e krimit dhe vetëvrasjeve. Megjithatë, ajo ngre shqetësime në lidhje me privatësinë dhe shkallën e mbikëqyrjes së qytetarëve.
Një periudhë konsultimi deri më 12 shkurt i lejon publikut të thotë fjalën e tij.
Teknologjia aktuale tashmë përfshin njohjen e drejtpërdrejtë të fytyrës, e cila përdoret nga policia në Angli dhe Uells. Kritikët thonë se këto zhvillime mund të çojnë në rritje të mbikëqyrjes.
Pyetja është sesi do të përdoren këto të dhëna dhe veçanërisht si do të përdoren nga qeveritë, pasi do të jetë në gjendje të gjurmojë jo vetëm shkelësit, por edhe kundërshtarët politikë, disidentët, aktivistët dhe të ngjashëm.
Kujtojmë zbulimin e gazetës Guardian në vitin 2014, e cila nxori në dritë aktivitetet e Shërbimit Britanik të Inteligjencës (GCHQ), i cili me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-ve (NSA), kishte përgjuar fotot e miliona përdoruesve të internetit në të gjithë botën, përmes kamerave të tyre kompjuterike (webcams).
Sipas dokumenteve sekrete të GCHQ të zbuluara nga gazeta britanike, të cilat datojnë midis viteve 2008 dhe 2010, u krijua një program mbikëqyrjeje i koduar me emrin Optic Nerve.
Si pjesë e operacionit sekret, u mblodhën foto të përdoruesve të Yahoo, kur ata bisedonin me video me përdorues të tjerë, nëpërmjet shërbimit Yahoo Messenger.
Gjatë së njëjtës periudhë në BE, sipas një gazete britanike, fonde europiane prej 1.7 miliardë euro u ndanë për zhvillimin e teknologjive të sigurisë të destinuara për përdorim nga forcat policore dhe shërbimet e kontrollit kufitar.
Sistemet e inteligjencës artificiale, dronët, algoritmet e njohjes së fytyrës dhe zërit janë disa nga teknologjitë që janë financuar në shtatë vitet e fundit, ndërsa 1.3 miliardë euro të tjera do të ndahen për kërkime në fushën e sigurisë në shtatë vitet e ardhshëm.
Mbikëqyrja e njerëzve të konsideruar të rrezikshëm për interesat e shteteve ka ekzistuar në çdo kohë. Kjo mbikëqyrje është kryer me spiunë dhe qytetarë të interesuar, ose grupe njerëzish që përpiqeshin të përmbysnin rendin e vendosur, apo që me idetë e tyre vinin në dyshim brishtësinë e sistemit politik.
Megjithatë, kurrë në të kaluarën nuk ka pasur mbikëqyrje masive të qytetarëve, deri në fund të shekullit të njëzetë. Sigurisht, që nga dekadat e para të shekullit të njëzetë, mbikëqyrja është kryer duke përgjuar bisedat telefonike, diçka që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Megjithatë, përparimi i teknologjisë, konkretisht i satelitëve dhe kompjuterëve, çoi në ëndrrën e përjetshme të sistemit, mbikëqyrjen e gjithçkaje. Kështu, vepra e shkrimtarit amerikan George Orwell doli profetike.


